Lajme Zone
Zgjerimi i BE-së, Komisioni prezanton planin e ri: Integrim gradual para anëtarësimit dhe kufizim të vetos! Në fund të tetorit 'udhërrëfyesi' për Shqipërinë dhe vendet kandidate, Kos: Europa bëhet më e fortë
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Zgjerimi i BE-së, Komisioni prezanton planin e ri: Integrim gradual para anëtarësimit dhe kufizim të vetos! Në fund të tetorit 'udhërrëfyesi' për Shqipërinë dhe vendet kandidate, Kos: Europa bëhet më e fortë

Shqipëria merr një sinjal të fortë nga Brukseli për ecurinë e saj drejt Bashkimit Europian. Në strategjinë e re të zgjerimit, Komisioni Evropian e rendit vendin tonë mes katër kandidatëve më të avancuar dhe paralajmëron një fazë të re, me më shumë integrim përpara anëtarësimit të plotë. Hapi i radhës pritet më 28 tetor, kur Brukseli do të publikojë udhërrëfyesit për Shqipërinë dhe tre vendet e tje

Shqipëria merr një sinjal të fortë nga Brukseli për ecurinë e saj drejt Bashkimit Europian. Në strategjinë e re të zgjerimit, Komisioni Evropian e rendit vendin tonë mes katër kandidatëve më të avancuar dhe paralajmëron një fazë të re, me më shumë integrim përpara anëtarësimit të plotë. Hapi i radhës pritet më 28 tetor, kur Brukseli do të publikojë udhërrëfyesit për Shqipërinë dhe tre vendet e tjera të grupit kryesues. Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, prezantoi sot nga Strasburgu qasjen e re të Komisionit Europian për zgjerimin e BE. LEXO edhe...Plani i BE për zgjerimin/ Komisioni Europian propozon kontrolle deri 15 vjet pas anëtarësimit, vendet që shkelin rregullat mund të humbasin të drejtën e votës Dokumenti i miratuar nga Komisioni, por që pret edhe dakordësinë e Këshillit Evropian, përcakton mënyrën se si BE-ja duhet të përgatitet për një union më të madh, duke sjellë një model më ambicioz të integrimit gradual të vendeve kandidate përpara anëtarësimit të plotë. Një nga risitë kryesore është integrimi gradual i vendeve kandidate në sektorë të caktuar të BE-së, përpara anëtarësimit të plotë dhe pas përmbushjes së standardeve dhe përparimit në reforma. "Sapo vendet kandidate të përmbushin standardet, ato duhet të jenë në gjendje të marrin pjesë në sektorë strategjikë ku ka përfitime të qarta për të dyja palët për shtetet aktuale dhe të ardhshme anëtare, si energjia, transporti, inteligjenca artificiale, siguria ose mbrojtja" tha Kos. Brukseli e sheh këtë mekanizëm si një përshpejtues të procesit të zgjerimit dhe jo si alternativë ndaj anëtarësimit. Komisioni rekomandon votimin me shumicë të cilësuar për hapjen e kapitujve negociues dhe vendimeve të tjera të ndërmjetme në negociatat e pranimit, por anëtarësimi final në BE do të vazhdojë të kërkojë një vendim unanim nga Këshilli. "Të gjitha shtetet anëtare, dhe këtë po e theksoj shumë, do të gëzojnë të drejta të barabarta. Edhe anëtarët e rinj. Ne nuk duam një anëtarësim me dy nivele. Për t'u bashkuar me Bashkimin tonë, vendet duhet të përmbushin standarde shumë të larta për shtetin e së drejtës" tha Kos. E për cilindo nga vendet kandidate që do të evidentohen shkelje dhe mospërmbushje e standardeve, Kos kujdeset të theksojë se rruga drejt BE-së do të jetë lehtësisht e kthyeshme. “Ndërprerjen e mbështetjes financiare ose kufizimin e të drejtave të votës. Kjo është një lloj politike sigurimi, në mënyrë që të mund të reagojmë nëse është e nevojshme. Këto garanci do të jenë në fuqi vetëm nëse do të ketë shkelje. Ne propozojmë gjithashtu që shtetet e reja anëtare të mos kundërshtojnë vendimet lidhur me zgjerimet e ardhshme për shkak të mosmarrëveshjeve dypalëshe. Gjithashtu diçka e re.” Në këtë strategji, Shqipëria renditet mes katër vendeve kandidate më të avancuara, së bashku me Malin e Zi, Moldavinë dhe Ukrainën. Për këto katër vende, Komisioni Europian do të paraqesë më 28 tetor udhërrëfyes të posaçëm për hapat e ardhshëm të procesit të anëtarësimit. Udhërrëfyeset do të përmbajnë afate orientuese dhe objektiva konkrete, duke synuar më shumë parashikueshmëri në rrugën drejt anëtarësimit. Mesazhi i Brukselit është i qartë: zgjerimi mund të ndodhë, por një Bashkim Europian më i madh duhet të shoqërohet me reforma, rregulla më të forta dhe një proces vendimmarrjeje më fleksibël. Kliko këtu per të lexuar dokumentin e plotë Ora 18:01 Plani i BE për zgjerimin/ Komisioni Europian propozon kontrolle deri 15 vjet pas anëtarësimit, vendet që shkelin rregullat mund të humbasin të drejtën e votës Komisioni Europian propozon që vendet që do të anëtarësohen në Bashkimin Europian të monitorohen jo vetëm gjatë negociatave, por edhe pas anëtarësimit, me mekanizma të rinj që synojnë të garantojnë respektimin e angazhimeve të marra për shtetin e së drejtës, demokracinë dhe të drejtat themelore.Sipas dokumentit, monitorimi do të nisë që nga mbyllja e negociatave dhe do të vazhdojë deri në ditën e anëtarësimit. Nëse gjatë kësaj periudhe konstatohet regres serioz dhe masat korrigjuese nuk janë të mjaftueshme, Komisioni propozon që anëtarësimi të mund të shtyhet deri në përmbushjen e kushteve.Edhe pas hyrjes në Bashkimin Europian, traktatet e ardhshme të anëtarësimit do të parashikojnë mekanizma mbrojtës më të fortë. Komisioni propozon që periudha gjatë së cilës mund të aktivizohen klauzolat për ekonominë, tregun e brendshëm dhe drejtësinë të zgjatet ndjeshëm, ndërsa për herë të parë të krijohet edhe një mekanizëm institucional, i cili do të mbetet në fuqi për 15 vjet pas anëtarësimit.Në rast të shkeljeve serioze të vlerave themelore të Bashkimit Europian ose të parimit të bashkëpunimit të sinqertë, Komisioni propozon që të mund të merren masa si pezullimi i fondeve europiane ose, në rastet më të rënda, pezullimi i të drejtës së votës së shtetit anëtar në Këshillin e Bashkimit Europian.Në konferencën për shtyp, komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, tha se këto masa nuk synojnë të krijojnë vende anëtare të kategorive të ndryshme, por të mbrojnë Bashkimin Europian nga regresi në reforma."Të gjitha shtetet anëtare do të gëzojnë të drejta të barabarta, edhe anëtarët e rinj. Ne nuk duam një anëtarësim me dy nivele. Për t'iu bashkuar Bashkimit tonë, vendet duhet të përmbushin standarde shumë të larta për shtetin e së drejtës dhe duhet të jemi të sigurt se pas anëtarësimit nuk do të bien më kurrë nën këto standarde," tha ajo.Kos shtoi se Komisioni propozon ta bëjë më të lehtë ndërhyrjen kur një shtet nuk respekton angazhimet e marra."Ne duam ta bëjmë më të lehtë ndërprerjen e mbështetjes financiare ose kufizimin e të drejtave të votës. Kjo është një lloj politike sigurimi, në mënyrë që të mund të reagojmë nëse është e nevojshme. Këto garanci do të zbatohen vetëm në rast shkeljesh," u shpreh komisionerja.Paketa parashikon gjithashtu që shtetet e reja anëtare, për një periudhë të kufizuar, të angazhohen të mos bllokojnë zgjerimet e ardhshme të Bashkimit Europian për shkak të mosmarrëveshjeve dypalëshe. Sipas Komisionit, ky model do të zbatohet fillimisht në procesin e anëtarësimit të Malit të Zi, i cili do të jetë vendi i parë ku do të përfshihen këto klauzola të reja në traktatin e anëtarësimit. Share Ora 17:55 Plani i BE për zgjerimin/ Integrimi gradual do të monitorohet çdo vit, përfitimet mund të pezullohen nëse ndalen reformat Komisioni Europian propozon që procesi i integrimit gradual të vendeve kandidate të monitorohet çdo vit përmes dialogëve të posaçëm me secilin vend, ku do të vlerësohet ecuria e reformave, pjesëmarrja në politikat e Bashkimit Europian dhe hapat e nevojshëm për fazën e radhës të integrimit.Sipas dokumentit, pas çdo dialogu do të hartohet një plan konkret me detyrat që mbeten për t'u përmbushur, institucionet përgjegjëse dhe mbështetjen teknike ose financiare që do të ofrojë Bashkimi Europian. Një pjesë e fondeve të instrumentit Global Europe do të përdoret pikërisht për të financuar këto reforma, forcimin e administratës, zbatimin e legjislacionit europian dhe ndërtimin e sistemeve të nevojshme për pjesëmarrjen në politikat dhe programet e BE-së.Dokumenti thekson se përfshirja graduale në Bashkimin Europian do të mbetet e kushtëzuar dhe e kthyeshme. Vendet kandidate do të duhet të vazhdojnë të zbatojnë legjislacionin europian, të garantojnë kontrolle efektive dhe të bashkëpunojnë me institucionet e BE-së. Nëse këto kushte nuk plotësohen, pjesëmarrja në programet ose politikat europiane mund të pezullohet ose të hiqet, ndërsa masat korrigjuese do të kufizohen në sektorin ku konstatohet problemi ose, në rastet e shkeljeve më të gjera, mund të zbatohen masa më të gjera.Si pjesë e këtij procesi, Komisioni propozon gjithashtu zgjerimin gradual të pjesëmarrjes së vendeve kandidate në programet, agjencitë, grupet e ekspertëve dhe strukturat operacionale të Bashkimit Europian, si edhe përfshirjen e tyre në hartimin e masave të reja për mbrojtjen e tregut të BE-së, në përputhje me përparimin e tyre në negociatat e anëtarësimit. Share Ora 17:47 Plani i BE për zgjerimin/ Si do të financohen anëtarët e rinj të BE-së, Komisioni propozon kalim gradual te fondet e Unionit Komisioni Europian propozon një model të ri financimi për vendet që do t'i bashkohen Bashkimit Europian, me synimin që ato të përgatiten gradualisht për menaxhimin e fondeve europiane dhe kalimin te programet e plota të Unionit pas anëtarësimit.Në konferencën për shtyp, komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, tha se analiza e Komisionit tregon se Bashkimi Europian është në gjendje ta përballojë zgjerimin, edhe pse në disa fusha do të nevojiten përshtatje."Vlerësimi ynë tregon se në shumicën e fushave të politikave, BE-ja mund ta përballojë zgjerimin tani. Por ka fusha ku do të na nevojiten përshtatje," deklaroi ajo.Sipas dokumentit, buxheti shumëvjeçar i BE-së për periudhën 2028-2034 do të përshtatet për të mbështetur zgjerimin. Para anëtarësimit, vendet kandidate do të financohen përmes instrumentit Global Europe, i cili do të ofrojë grante, kredi, garanci buxhetore dhe asistencë teknike, të përshtatura sipas nevojave të secilit vend, ecurisë së reformave dhe interesave strategjike të Bashkimit Europian.Ndërsa negociatat afrohen drejt përfundimit, Komisioni do të hartojë për secilin vend një paketë financiare të posaçme, që do të përcaktojë kalimin nga fondet e para-anëtarësimit te fondet e plota të Bashkimit Europian. Pas hyrjes në BE, vendet e reja do të përfshihen në Planet Kombëtare dhe Rajonale të Partneritetit, duke përfituar financime për politikën e kohezionit, bujqësinë, punët e brendshme dhe programin Interreg.Dokumenti thekson se mbështetja financiare do të mbetet e lidhur me zbatimin e reformave. Nëse një vend nuk përmbush kushtet ose konstatohen mangësi serioze në menaxhimin e fondeve, Komisioni mund të pezullojë ose të reduktojë pagesat. Përpara anëtarësimit, vendet kandidate do të duhet të provojnë se janë në gjendje të menaxhojnë fondet e Bashkimit Europian në mënyrë transparente, të luftojnë mashtrimin dhe korrupsionin dhe të bashkëpunojnë me institucionet europiane përgjegjëse për mbrojtjen e interesave financiare të Unionit.Kos veçoi edhe rastin e Ukrainës, duke theksuar se madhësia dhe produktiviteti i lartë i sektorit bujqësor kërkojnë masa të posaçme për produktet bujqësore të ndjeshme. Share Ora 17:44 Plani i BE për zgjerimin/ BE vendos kushte më të forta për anëtarët e rinj, ja çfarë ndodh nëse shkelen reformat Një tjetër risi e paketës është krijimi i një kuadri të përbashkët garancish për të gjitha zgjerimet e ardhshme, me synimin që vendet e reja anëtare të vazhdojnë të respektojnë angazhimet e marra gjatë negociatave edhe pasi të hyjnë në Bashkimin Europian. Sipas Komisionit, traktatet e ardhshme të anëtarësimit do të përfshijnë mekanizma më të fortë kundër regresit në fusha si shteti i së drejtës, demokracia, të drejtat themelore dhe parimi i bashkëpunimit të sinqertë me Bashkimin Europian.Në konferencën për shtyp, komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, theksoi se synimi nuk është krijimi i një Bashkimi Europian me anëtarë të kategorive të ndryshme."Të gjitha shtetet anëtare do të gëzojnë të drejta të barabarta, edhe anëtarët e rinj. Ne nuk duam një anëtarësim me dy nivele. Për t'iu bashkuar Bashkimit tonë, vendet duhet të përmbushin standarde shumë të larta për shtetin e së drejtës dhe duhet të jemi të sigurt se pas anëtarësimit nuk do të bien më kurrë nën këto standarde. Këtë e kemi mësuar nga përvoja e së kaluarës," tha ajo.Dokumenti propozon zgjatjen e periudhës gjatë së cilës mund të aktivizohen mekanizmat mbrojtës në fusha si ekonomia, tregu i brendshëm, drejtësia dhe punët e brendshme, si edhe krijimin e një mekanizmi të ri institucional për rastet e shkeljeve të rënda të vlerave të Bashkimit Europian. Në rastet më serioze, masat mund të përfshijnë pezullimin e të drejtës së votës së një shteti në Këshillin e BE-së, ndërsa Komisioni propozon gjithashtu ta bëjë më të lehtë pezullimin e mbështetjes financiare nëse një vend nuk respekton angazhimet e marra."Ne duam ta bëjmë më të lehtë ndërprerjen e mbështetjes financiare ose kufizimin e të drejtave të votës. Kjo është një lloj politike sigurimi, që të mund të reagojmë nëse është e nevojshme. Këto garanci do të zbatohen vetëm në rast shkeljesh," u shpreh Kos.Një tjetër element i ri i paketës është propozimi që shtetet e reja anëtare të angazhohen të mos bllokojnë zgjerimet e ardhshme për shkak të mosmarrëveshjeve dypalëshe, ndërsa dokumenti parashikon që, kur të jetë e nevojshme, traktatet e anëtarësimit të përfshijnë edhe masa tranzitore në fusha si lëvizja e lirë e punëtorëve dhe shërbimeve, bujqësia, produktet e ndjeshme, fondet europiane dhe pjesëmarrja në sistemet e përbashkëta. Share Ora 17:41 Plani i BE për zgjerimin/ Komisioni Europian propozon integrim gradual, çfarë përfitimesh do të kenë vendet kandidate Një nga risitë kryesore të paketës është forcimi i integrimit gradual, me synimin që vendet kandidate të mos presin anëtarësimin e plotë për të përfituar nga Bashkimi Europian. Komisioni propozon një proces më të strukturuar dhe më të parashikueshëm, që u lejon vendeve kandidate të marrin pjesë më herët në politika dhe sektorë të caktuar të BE-së, nëse plotësojnë kushtet e kërkuara. Sipas dokumentit, kjo do të ndihmojë në rritjen e kapaciteteve administrative, përgatitjen për anëtarësim dhe do të sjellë përfitime konkrete për qytetarët dhe bizneset si në vendet kandidate, ashtu edhe në Bashkimin Europian.Në konferencën për shtyp, komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, tha se Komisioni synon të jetë "shumë më ambicioz" në këtë proces."Ne duam të jemi shumë më ambiciozë në integrimin e vendeve tona kandidate në pjesë të përzgjedhura të Bashkimit përpara anëtarësimit. Integrimi gradual nuk është zëvendësim për anëtarësimin e plotë. Ai është përshpejtuesi i zgjerimit dhe një urë midis nevojës gjeopolitike për të stabilizuar kontinentin tonë dhe zgjerimit të bazuar në merita", u shpreh ajo.Sipas dokumentit, pjesëmarrja në këto politika do të mbetet e bazuar në meritë, e kushtëzuar nga reformat dhe e kthyeshme, që do të thotë se mund të pezullohet nëse një vend nuk përmbush më kushtet. Për të përfituar nga integrimi gradual, vendet kandidate duhet të kenë bërë përparim në reforma dhe të jenë të përafruara me prioritetet strategjike të Bashkimit Europian.Kos tha se sapo një vend të arrijë standardet e kërkuara, ai duhet të jetë në gjendje të marrë pjesë në sektorë strategjikë ku ka përfitime për të dyja palët, si energjia, transporti, inteligjenca artificiale, siguria dhe mbrojtja.Dokumenti shkon edhe më tej, duke parashikuar zgjerimin gradual të pjesëmarrjes së vendeve kandidate në instrumente dhe politika të tjera të Bashkimit Europian, si tregu i përbashkët, programet europiane, agjencitë e BE-së dhe fusha të tjera ku integrimi i hershëm mund të lehtësojë përgatitjen për anëtarësim. Sipas Komisionit, puna me të njëjtat standarde do ta bëjë më të lehtë zhvillimin e biznesit dhe do të krijojë përfitime si për kompanitë e BE-së, ashtu edhe për ato të vendeve kandidate, ndërsa kjo qasje konsiderohet veçanërisht e rëndësishme edhe për rindërtimin e Ukrainës. Share Ora 17:31 Plani i BE për zgjerimin/ BE kërkon më pak veto për vendet kandidate, si do të funksionojë sistemi i ri i vendimmarrjes në Bashkimin Europian Një nga ndryshimet kryesore që propozon Komisioni Europian është ta bëjë Bashkimin Europian më të shpejtë në marrjen e vendimeve, sidomos me zgjerimin e ardhshëm. Sipas planit, do të përdoren më shpesh mekanizmat që parashikojnë traktatet për të kaluar nga vendimmarrja me unanimitet te votimi me shumicë të cilësuar në fusha të caktuara. Kjo do të thotë se në disa raste një shtet i vetëm nuk do të mund të bllokojë një vendim që mbështetet nga shumica e vendeve anëtare.Komisioni propozon që ky mekanizëm të përdoret në çështje si sanksionet ndaj vendeve të treta, të drejtat e njeriut, misionet civile të Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes, lufta kundër mashtrimit, evazionit dhe shmangies fiskale, masat fiskale në sektorin e energjisë, si edhe mbrojtja sociale. Po ashtu, ai sugjeron që votimi me shumicë të cilësuar të përdoret edhe për vendimet ndërmjetëse gjatë negociatave të anëtarësimit, si hapja e grup-kapitujve, me qëllim që procesi i zgjerimit të mos vonohet nga bllokimet.Në konferencën për shtyp, komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, tha se zgjerimi është një mundësi që Bashkimi Europian të bëhet "më i fortë, më fleksibël dhe më efektiv". Sipas saj, përdorimi më i gjerë i klauzolave "passerelle", që parashikohen tashmë në traktatet e BE-së, do të ndihmonte në uljen e numrit të rasteve kur "një vend i vetëm mund të vendosë veton ndaj vendimeve që mbështeten nga të gjithë të tjerët".Paketa parashikon gjithashtu përdorimin më të gjerë të bashkëpunimit të përforcuar, një mekanizëm që u lejon një grupi shtetesh të ecin përpara me një politikë të caktuar edhe nëse jo të gjitha vendet marrin pjesë që në fillim. Sipas Kos, ky model është përdorur më parë për krijimin e Zyrës së Prokurorit Publik Europian dhe për miratimin e mbështetjes për Ukrainën.Për të garantuar që interesat kombëtare të mbeten të mbrojtura, Komisioni thekson se traktatet parashikojnë edhe mekanizma sigurie, si "emergency brake", që i lejon një shteti ta çojë një çështje në Këshillin Europian kur vlerëson se preken interesa thelbësore kombëtare, si dhe mekanizmin e Ioanninës, i cili detyron vazhdimin e negociatave për të gjetur një kompromis kur disa shtete kundërshtojnë një vendim, pa u dhënë atyre të drejtën e vetos. Share Ora 16:39 Marta Kos: Dy kushtet që duhet të plotësojnë vendet kandidate për t'u integruar më herët në BE Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, tha se Komisioni Europian synon të jetë shumë më ambicioz në integrimin e vendeve kandidate në pjesë të caktuara të Bashkimit Europian edhe përpara anëtarësimit të plotë.Sipas saj, integrimi gradual nuk është një alternativë apo zëvendësim i anëtarësimit, por një mënyrë për të përshpejtuar procesin e zgjerimit dhe për të forcuar stabilitetin në Europë.Kos theksoi se kjo do të bazohet në dy kushte kryesore: përparimin e vendeve kandidate në reformat e kërkuara dhe përafrimin e tyre strategjik me Bashkimin Europian.Ajo shpjegoi se pasi vendet të përmbushin standardet, ato do të mund të marrin pjesë në sektorë strategjikë të BE-së, si energjia, transporti, inteligjenca artificiale, siguria dhe mbrojtja, duke sjellë përfitime si për vendet kandidate, ashtu edhe për shtetet anëtare të Bashkimit Europian."Ne duam të jemi shumë më ambiciozë për t'i integruar vendet kandidate në pjesë të caktuara të Bashkimit Europian edhe përpara anëtarësimit të plotë. Integrimi gradual nuk është zëvendësim i anëtarësimit të plotë. Ai është një përshpejtues i procesit të zgjerimit, një urë mes nevojës gjeopolitike për të stabilizuar kontinentin tonë dhe procesit të zgjerimit të bazuar në meritë. Kjo do të kërkojë dy kushte kryesore: përparim në reforma nga vendet kandidate dhe përafrim strategjik me Bashkimin Europian. Pasi vendet të përmbushin standardet e kërkuara, ato do të mund të marrin pjesë në sektorë strategjikë ku ka përfitime të ndërsjella për shtetet anëtare, si energjia, transporti, inteligjenca artificiale, siguria dhe mbrojtja. Ne do të shqyrtojmë gjithashtu më nga afër se çfarë përfitimesh do t'i sjellë vetë Bashkimit Europian ky integrim gradual." tha Kos Share U.D/ReportTv.al Bashkimi Europian integrimi ne be Marta Kos Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.4% Jo 21.9% Nuk e di 6.7% Vota total: 3187 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?