TIRANË- Shqipëria, Mali i Zi e ndoshta edhe Moldavia, mund të jenë tre vende anëtare të Bashkimit Europian brenda vitit 2030. Komisionerja e zgjerimit Marta Kos, thotë se kjo nuk është më një ëndërr, por një realitet i prekshëm, ndërsa ka raportuar para Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian.
Ajo tha se përtej protestës, projekti i Zvërnecit do të realizohet në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Europian
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ledion Krisafi, i ftuar në “Tirana Live” tha se Shqipëria dhe Mali i Zi ndodhen në rrugën e duhur për t’u bërë vende anëtare të Bashkimit Evropian, brenda vitit 2030. Ai theksoi se Bashkimi Evropian ka treguar vullnet të jashtëzakonshëm për t’u zgjeruar dhe këtë moment duhet ta shfrytëzojnë maksimalisht vendet, të cilat synojnë të bëhen sa më shpejt pjesë e unionit.
“Shqipëria dhe Mali i Zi janë drejt rrugës së duhur për në BE në 2030. BE me ndryshimet që ka bërë javët e fundit ka treguar një vullnet i jashtëzakonshëm për t’u zgjeruar. Këto vende, si Shqipëria dhe Mali i zi duhet thjesht të bëjnë punën e tyre. Shqipëria dhe Mai i Zi janë faktorë stabiliteti në Ballkanit Perëndimor. Bashkimi Evropian ka objektiva të qartë”, tha ai.
Ai theksoi se Shqipëria duhet të punojë me ritëm të shpejtë për të përmbyllur kapitujt deri në fund të vitit 2027.
“Është në dorën e Shqipërisë nëse arrin t’i mbyllë të gjitha kapitujt brenda vitit 2027. Ky është objektivi që ka vendosur BE, në fund të 2027. Nëse mbyllet kapitulli i tetorit, ekziston mundësia që të mbyllet edhe një kapitull tjetër brenda dhjetorit”, u shpreh Krisafi./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet

