Pasi ndërkombëtarët kthyen PS-në dhe PD-në në tryezën e Komisionit për Reformën Zgjedhore, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ftoi përfaqësuesit e Komisionit të Venecias për një vizitë pune në komisionin e posaçëm. Gjatë vizitës pritet të diskutohet ecuria e projektligjit për financimin e partive politike. Në mbledhjen e mëparshme, dy bashkëkryetarët e komisionit, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi, ranë dakord që Komisionit të Venecias t’i merret një opinion përfundimtar për pr.ligjin për financimin e partive. Palët ranë dakord të kërkojnë edhe ndihmën e ekspertëve të ODIHR-it për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të cilëve po ashtu Peleshi iu është drejtuar me një ftesë. Ekspertët e të dyja partive do të nisin punën pasi PD-ja të depozitojë zyrtarisht draftin e saj, të hartuar sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it. LEXO edhe...‘S’ka logjikë të diskutojmë për buxhetin pa qenë ministrat në Kuvend’- Peleshi ‘bie dakord’ me Alizotin: Sa i përket pjesës etike, bashkohem me ty! (VIDEO) Në komision pritet të diskutohet edhe formula e zgjedhjes së këshilltarëve bashkiakë, pas ndryshimit të hartës territoriale, që tashmë parashikon 46 bashki. Në propozimin fillestar, opozita ka kërkuar lista 100 për qind të hapura edhe për këshillat bashkiakë. Afati i komisionit përfn më 30 nëntor. Nëse PS-ja dhe PD-ja nuk arrijnë marrëveshje deri atëherë, mazhoranca do ta çojë e vetme draftin në Kuvend, siç bëri me hartën territoriale. Ora 13:14 Reforma zgjedhore, Komisioni i Posaçëm kërkon ekspertë nga OSBE/ODIHR për hartimin e ndryshimeve Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore i ka kërkuar zyrtarisht OSBE/ODIHR-it të caktojë ekspertë për t’iu bashkuar grupit të punës. Në shkresën e firmosur nga bashkëkryetarët Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi, komisioni kërkon që ekspertët të kontribuojnë drejtpërdrejt në hartimin e ndryshimeve zgjedhore."Në cilësinë e bashkëkryetarëve të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore, dëshirojmë të shprehim vlerësimin tonë për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe mbështetjen e OSBE/ODIHR-it në përmirësimin e legjislacionit dhe të proceseve zgjedhore në Republikën e Shqipërisë.Në mbledhjen e zhvilluar më datë 17.11.2026, Komisioni vendosi t’i drejtohet OSBE/ODIHR-it me kërkesën për caktimin e ekspertëve, të cilët do t’i bashkohen grupit të ekspertëve të Komisionit dhe do të kontribuojnë drejtpërdrejt në hartimin e projektakteve në kuadër të reformës zgjedhore.Angazhimi i këtyre ekspertëve do të mbështesë vijimin dhe përmbylljen e punës së nisur, duke ndihmuar në trajtimin e çështjeve të mbetura dhe në reflektimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, në përputhje me standardet ndërkombëtare për zgjedhje demokratike. Përfshirja e tyre në procesin e hartimit do të mundësojë ofrimin e ekspertizës së specializuar gjatë përgatitjes dhe finalizimit të projektakteve.Në zbatim të këtij vendimi, do të vlerësonim mbështetjen tuaj për caktimin e ekspertëve dhe njoftimin e emrave të tyre, me qëllim përfshirjen në veprimtarinë e grupit të ekspertëve të Komisionit.Duke ju falënderuar për bashkëpunimin dhe kontributin tuaj të vazhdueshëm, mbetemi të angazhuar për vijimin e një procesi gjithëpërfshirës, të mbështetur në ekspertizën profesionale dhe në rekomandimet ndërkombëtare", thuhet në letër. Share SI.E./ReportTv.al reforma zgjedhore niko peleshi komisioni i venecias Komento Komente Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 63% Jo 28.8% Nuk e di 8.2% Vota total: 1306 Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?

