Më në fund Kuvendi do të rinisë sot punën për Reformën Zgjedhore. Pas muajsh të tërë pezull, komisioni i posaçëm do të rishikojë formulën e përfaqësimit në Këshillat Bashkiakë, pas ndarjes së re territoriale. Mbledhja mbahet në orën 13:00. Palët do të duhet të adresojnë edhe rekomandimet e OSBE/ ODIHR dhe Komisionit Evropian për një reformë të thellë zgjedhore që nuk duhet të përfshijë vetëm dy partitë e mëdha PD-PS por edhe partitë e tjera. LEXO edhe...Ç’të mbjellësh, do të korrësh Propozimi i PD është për lista 100% të hapura, edhe në zgjedhjen e këshillave bashkiakë. Ndërsa socialistët ende nuk e kanë një propozim mbi sistemin zgjedhor, por kanë paralajmëruar se nëse nuk gjendet një rrugë e dakordësuar do të vijojnë të vetëm reformën. Por, komisioni duhet të nxitojë pasi në fund të muajit i përfn mandati dhe mazhoranca ka paralajmëruar se nuk do të ketë shtyrje. Ora 10:07 ‘Zgjedhorja’, Pas dakordësisë PS-PD, demokratët kërkesë për ndryshimin e rendit të ditës në komision: Të diskutohet ndarja e shtetit nga partia dhe ndalimi i abuzimit me pushtetin Partia Demokratike ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditës në komisionin për ‘Zgjedhoren’ për të hequr pikën e “detyrimeve që rrjedhin nga legjislacioni për vetëqeverisjen vendore.”Bsahkëkryetari Oerd Bylykbashi thotë se kjo pikë është futur në mënyrë të njëanshme dhe s’bën pjesë në rekomandimet e OSBE-ODIHR. Çështja që PD do të diskutojë janë ndarja e partisë nga shteti dhe ndalimin e abuzimit me pushtetin në zgjedhje.Kërkesa e plotë:"I nderuar bashkëkryetar, të nderuar anëtarë të Komisionit të Posaçëm,Komisioni, në punën e tij, bazohet tek rregulli themelor i konsensusit mes të dy palëve pozitë-oppzitë për çdo aspekt formal dhe përmbajtësor të punës së tij. Për këtë arsye është i ndërtuar mbi barazinë pozitë-opozitë të përbërjes së tij, drejtimin me bashkëkryesim dhe veton e secilës palë. Pika e parë e rendit të ditës për mbledhjen e sotme në lidhje me detyrime që sipas njoftimit, i vikan Komisionit nga legjislacioni për vetëqeverisjen vendore, nuk është rekomandim i OSBE/ODIHR, nuk është dakordësuar mes bashkëkryetarëve, është futur në mënyrë të njëanshme në rendin e ditës dhe është kundërshtuar menjëherë në grupin e komunikimit të Komisionit nga anëtarët e opozitës, pas njoftimit të rendit të ditës. Deri më sot, çështja e debatueshme nuk është hequr nga diskutimi. Në cilësinë e bashkëkryetarit dhe bazuar në kompetencën që më jep ky funksion, kërkoj heqjen e pikës 1 sipas njoftimit të datës 5 nëntor 2026 nga rendi i ditës për diskutim në mbledhjen e datës së sotme, 9 nëntor 2026. Kërkoj zëvendësimin e saj me çështjen prioritare të rekomandimeve të ODIHR për “garantimin e fushës së barabartë të garës duke ndarë shtetin nga partia dhe ndalimin e abuzimit me pushtetin shtetëror në zgjedhje”. Kjo çështje është hapur për diskutim në Komision në muajt qershor-korrik dhe për të është organizuar nga Komisioni edhe një tryezë e madhe konsultimi me partnerë dhe ekspertë ndërkombëtarë dhe shoqërinë civile. Kjo çështje është prioritare për t’u përfunduar nga Komisioni para zgjedhjeve të 9 majit 2027.Mandati i Komisionit mbaron më 30 nëntor dhe çdo devijim nga prioritetet e punës sonë pengon arritjen e objektivave të tij.Për sa më sipër kërkoj që deri në ora 11.00 të ditës së sotme, t’i komunikohet formalisht komisionit nga sekretaria rendi i ditës i ndryshuar. Share P.J/M.V/ReportTv.al zgjedhjet vendore 2027 reforma zgjedhore PD PS Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 48% Veliajn 17.1% Asnjërin 35% Vota total: 2202 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?

