Lajme Zone
Zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm, KQZ: Partia Demokratike nuk e mbështet zgjerimin e votimit elektronik
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm, KQZ: Partia Demokratike nuk e mbështet zgjerimin e votimit elektronik

Partia Demokratike nuk e mbështet zgjerimin e votimit dhe numërimit elektronik për zgjedhjet vendore të vitit 2027.

Partia Demokratike nuk e mbështet zgjerimin e votimit dhe numërimit elektronik për zgjedhjet vendore të vitit 2027. Qëndrimi i forcës kryesore të opozitës parlamentare u bë i ditur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas takimit konsultativ të zhvilluar më 9 tetor nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, me përfaqësues të partive politike parlamentare.

Ndërsa përfaqësuesit e partive të tjera sugjeruan zbatimin e këtij sistemi në disa bashki ose në të gjithë vendin, KQZ-ja po vlerëson propozimet dhe aspektet teknike përpara se të marrë një vendim për mënyrën e zhvillimit të zgjedhjeve vendore të vitit 2027.

“Në përgjigje të ftesës së KQZ Shqiperi për partitë parlamentare për të diskutuar mbi votimin dhe numërimin elektronik, në datën 9 tetor 2026, në ambientet e këtij institucioni, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, z. Ilirjan Celibashi zhvilloi takimin përkatës konsultativ me përfaqësues të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, Partisë Republikane, Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Partisë Fryma Re Demokratike, Lëvizja “Shqipëria Bëhet”, Partia Agrare Ambjentaliste dhe Partia Lëvizja e Legalitetit.

Nga diskutimet përkatëse të këtyre përfaqësuesve, duket se partia kryesore e opozitës parlamentare nuk e mbështet zgjerimin e votimit dhe numërimit elektronik për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të vitit 2027.

Rekomandimi i përfaqësuesve të tjerë politikë ishte për zbatimin e votimit dhe numërimit elektronik në disa bashki apo edhe në të gjithë territorin e vendit.

KQZ falënderon përfaqësuesit e partive parlamentare që morën pjesë në këtë konsultë dhe po vlerëson mendimet e tyre, si dhe të gjitha aspektet e lidhura me votimin dhe numërimin elektronik, për të vendosur më pas në lidhje me përdorimin e tyre në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të vitit 2027”, shkruan KQZ. Top Channel