Lajme Zone
Zgjedhjet për PD Korçë/ Caktohet data, ja dy kandidatët në garë
PolitikëCNA

Zgjedhjet për PD Korçë/ Caktohet data, ja dy kandidatët në garë

E diela e 7 nëntorit është ditë zgjedhjesh për Kryetarin e...

E diela e 7 nëntorit është ditë zgjedhjesh për Kryetarin e Partisë Demokratike, Dega Korçë.

Sipas njoftimit zyrtar nga PD, procesi i votimit do të mbahet në Selinë e Degës.

Kandidatët e miratuar nga Kryesia e PDSh-së për këtë proces zgjedhor janë dy, Harito Zoto dhe Mikel Dishnica, pas tërheqjes nga gara të Irvin Bodes. Periudha nga nisja e procesit e deri në daljen me dy emra zyrtarë është shoqëruar me tensione e përplasje brenda degës.

E meqë kësaj faze parazgjedhore i erdhi fundi, demokratët e Korçës do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesin e ri të degës./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.