Lajme Zone
Zgjedhjet në Serbi/ Meta: Më 25 tetor çdo votë për "Koalicionin Shqiptar"
PolitikëCNA

Zgjedhjet në Serbi/ Meta: Më 25 tetor çdo votë për "Koalicionin Shqiptar"

Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi ka bërë një reagim lid...

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë një reagim nga burgu lidhur me zgjedhjet që do të mbahen në Serbi pas tre ditësh. Meta shkruan se më 25 tetor çdo votë duhet të jetë në mbështetje të Listës së Përbashkët "Koalicioni Shqiptar".

Ai shton më tej se zgjedhjet e së dielës janë një mundësi për një përfaqësim të rëndësishëm, dinjitoz dhe historik në Kuvendin e Serbisë, për të mbrojtur të drejtat e nëpërkëmbura të shqiptarëve në të gjitha institucionet.

Meta thekson se vetëm në një Serbi demokratike, të drejtat e shqiptarëve do të përmbushen sipas standardeve europiane.

Postimi i plotë: MË 25 TETOR ÇDO VOTË PËR "KOALICIONIN SHQIPTAR"

Edhe 72 orë na ndajnë nga 25 Tetori, kur të gjithë shqiptarët me të drejtë vote në Serbi, të shprehin vullnetin e tyre në mbështetje të Listës së Përbashkët "Koalicioni Shqiptar".

Zgjedhjet e së dielës janë një mundësi historike për një përfaqësim të rëndësishëm, dinjitoz dhe historik në Kuvendin e Serbisë, për të mbrojtur të drejtat e nëpërkëmbura të shqiptarëve në të gjitha institucionet.

Vetëm në një Serbi demokratike, të drejtat e shqiptarëve do të përmbushen sipas standardeve europiane.

Ndaj vota e shqiptarëve do të jetë edhe për një Serbi demokratike. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.