Nga samiti i Procesit të Berlinit në Malin e Zi, kancelari gjerman kërkon reforma të brendshme dhe përgjegjësi politike, duke theksuar se rruga drejt BE-së varet nga angazhimi i vetë Shqipërisë. Friedrich Merz Kancelari gjerman Friedrich Merz ka përcjellë një mesazh të qartë për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke kërkuar që dhuna dhe polarizimi të mos kthehen në përgjigje ndaj krizave dhe sfidave politike.
Gjatë fjalës së tij në nisje të samitit të Procesit të Berlinit në Malin e Zi, ku janë mbledhur drejtuesit e vendeve të rajonit dhe përfaqësues të shteteve europiane, Merz theksoi se rruga drejt Bashkimit Europian kërkon reforma konkrete, përgjegjësi politike dhe bashkëpunim të vazhdueshëm.
Kancelari gjerman u bëri thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor që të mos presin që ndryshimi të vijë nga jashtë, por të marrin vetë përgjegjësinë për përmbushjen e kritereve të anëtarësimit. “Ndryshimi duhet të vijë nga ju, nga brenda vendeve tuaja. Ne kërkojmë që vendet e Ballkanit të ulen në tryezë, por progresi dhe reformat duhet të realizohen nga vetë këto vende”, u shpreh Merz. Në fjalën e tij, kancelari gjerman u ndal edhe te protestat që po zhvillohen në vende të ndryshme, si dhe Shqipëri duke theksuar se ato duhet të shërbejnë si një sinjal për të vijuar procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian dhe jo si shkak për thellimin e përçarjeve.
“Po shohim protesta të cilat po zhvillohen kudo dhe këto protesta po na japin një mesazh të qartë. Ne duhet patjetër të vazhdojmë me zgjerimin e Bashkimit Europian. Dhuna nuk duhet të jetë kurrë përgjigjja dhe nuk duhet të lejohet. Duhet të jemi kundër ndarjeve dhe polarizimit. Nuk duhet të hedhim më shumë benzinë në zjarrin e përçarjeve. Nuk duhet ta lejojmë që ai të kalojë përmes Evropës. Ka thënë janë në kohë të vështira dhe komplekse”, deklaroi ai.
Deklarata e Merz vjen në një periudhë kur vendet europiane dhe ato të rajonit po përballen me sfida politike dhe tensione sociale. Mesazhi i tij u përqendrua te nevoja për të shmangur përshkallëzimin e konflikteve dhe për të ruajtur perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor.
Një tjetër çështje e rëndësishme e trajtuar nga kancelari gjerman ishte dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. Merz u bëri thirrje të dyja palëve që të marrin përgjegjësitë e tyre dhe të punojnë për të shënuar përparim në procesin e normalizimit të marrëdhënieve.
“Ne duhet të vazhdojmë edhe me normalizimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Duhet t'i inkurajojmë që palët të mbajnë përgjegjësi dhe të bëjnë progres”, tha ai.
Kancelari vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit, duke nënvizuar se integrimi europian nuk mund të arrihet pa reforma të qëndrueshme, angazhim politik dhe marrëdhënie më të mira mes vendeve të rajonit.
Mesazhi i përcjellë nga Mali i Zi synon të riafirmojë mbështetjen europiane për zgjerimin e BE-së, por edhe të rikujtojë se përparimi drejt anëtarësimit varet nga përgjegjësia e qeverive të Ballkanit Perëndimor për të zbatuar reformat e nevojshme. “I vetmi vend ku ke gjithmonë helikopter mbi kokë”/ Shqipëria në kaos, Rama bën humoristin në Mal të Zi
22 Tetor, 11:39 Në Kuvend plasi grushti mes deputetëve, Rama sulmon mediat: Po ushqejnë “terrorin antishtet” 22 Tetor, 11:28 friedrich merz shqipëria be Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike “I vetmi vend ku ke gjithmonë helikopter mbi kokë”/ Shqipëria në kaos, Rama bën humoristin në Mal të Zi 22 Tetor 2026, 11:3411:34Politike Kaos dhe tensione, mbyllet pas një ore përplasjesh seanca në Kuvend 22 Tetor 2026, 11:3111:31Politike Në Kuvend plasi grushti mes deputetëve, Rama sulmon mediat: Po ushqejnë “terrorin antishtet” 22 Tetor 2026, 11:2311:23Politike Konflikti fizik në Parlament, deputetët sharje banale me njëri-tjetrin; shihni pamjet nga seanca e sotme (Video) 22 Tetor 2026, 11:0911:09Politike Vijon kaosi në Kuvend, deputetët e PD vendosin karriget mbi tavolina 22 Tetor 2026, 11:0311:03Politike Dhuna në protesta, kongresmenia amerikane apel Ramës: Qeveria shqiptare të ulë tensionet 22 Tetor 2026, 11:0011:00Politike

