Lajme Zone
Zgjedhjet në Izrael/ Pjesëmarrja në votime më e larta në 50 vjet, partia e Netanyahut kërkon zgjatjen e votimit, Eisenkot kundër! Pritet vendimi i Komisionit Zgjedhor
PolitikëReport TV

Zgjedhjet në Izrael/ Pjesëmarrja në votime më e larta në 50 vjet, partia e Netanyahut kërkon zgjatjen e votimit, Eisenkot kundër! Pritet vendimi i Komisionit Zgjedhor

Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet parlamentare në Izrael, ku qytetarët po vendosin nëse Benjamin Netanyahu do të vazhdojë të qëndrojë në pushtet apo vendi do të ketë një qeveri të re. Deri në orën 16:00 me orën lokale kishin votuar 55,7% e zgjedhësve, niveli më i lartë i pjesëmarrjes në këtë orë në 50 vitet e fundit. Gara mes kryeministrit Netanyahu dhe rivalit të tij kryesor, Gadi Eisenkot, është s

Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet parlamentare në Izrael, ku qytetarët po vendosin nëse Benjamin Netanyahu do të vazhdojë të qëndrojë në pushtet apo vendi do të ketë një qeveri të re. Deri në orën 16:00 me orën lokale kishin votuar 55,7% e zgjedhësve, niveli më i lartë i pjesëmarrjes në këtë orë në 50 vitet e fundit. Gara mes kryeministrit Netanyahu dhe rivalit të tij kryesor, Gadi Eisenkot, është shoqëruar me akuza për manipulim të zgjedhjeve, thirrje për mobilizimin e votuesve dhe përplasje për orarin e mbylljes së qendrave të votimit. LEXO edhe...'Është çështje jete a vdekjeje' Netanyahu kërkon vota në orët e fundit të zgjedhjeve në Izrael! Paralajmëron kryebashkiakët: E djathta mund të humbasë Partia Likud e Netanyahut ka kërkuar që votimi të vazhdojë përtej orës 22:00, ndërsa Eisenkot e kundërshton zgjatjen. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet ta shqyrtojë kërkesën gjatë një mbledhjeje të posaçme. Në këto zgjedhje janë thirrur rreth 7,3 milionë qytetarë për të zgjedhur 120 deputetët e parlamentit izraelit. Janë zgjedhjet e para parlamentare që prej sulmeve të Hamasit më 7 tetor 2023 dhe luftërave që pasuan në Gaza dhe Iran. Pjesëmarrja e lartë ka sjellë radhë në qendrat e votimit. Për të lehtësuar procesin, Komisioni Zgjedhor ka lejuar votimin edhe me dokumente identifikimi të skaduara, me kusht që fotografia të mundësojë identifikimin e zgjedhësit. Netanyahu kërkon vota dhe akuzon për manipulim, opozita i përgjigjet Në orët e fundit të votimit, Netanyahu u ka bërë vazhdimisht thirrje mbështetësve të partisë së tij, Likud, të shkojnë në qendrat e votimit. Kryeministri ka pretenduar se votuesit e majtë po marrin pjesë masivisht, ndërsa ata të djathtë nuk janë mobilizuar mjaftueshëm. Ai ka hedhur gjithashtu akuza për përpjekje për manipulimin e zgjedhjeve, duke iu referuar arrestimit të tre personave që, sipas tij, kishin lidhje me partinë arabe Ra'am dhe ishin kapur me zarfe me para në jug të vendit. “Është koha të zgjoheni. Shkoni të votoni dhe bindni edhe të tjerët. Votoni Likudin”, shkroi Netanyahu në rrjetin social X. Më pas, gjatë votimit me bashkëshorten Sara në Jerusalem, deklaroi: “Po përpiqen të na vjedhin zgjedhjet”. Ai paralajmëroi gjithashtu se një fitore e opozitës me mbështetjen e partive arabe do të sillte “fundin e Izraelit siç e njohim deri më sot”. Partia Yashar e Gadi Eisenkotit i ka hedhur poshtë akuzat e kryeministrit, duke pretenduar se ai po përgatit terrenin për të kundërshtuar rezultatin në rast humbjeje. “Netanyahu është në panik dhe ka filluar të shpikë histori, duke pretenduar se zgjedhjet janë manipuluar. Nuk është rastësi. Ai po hedh që tani bazat për të kundërshtuar rezultatet zgjedhore”, deklaroi partia e Eisenkotit. Yashar u ka kërkuar mbështetësve të votojnë për të siguruar një diferencë sa më të madhe ndaj Likudit. Nga ana tjetër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka sqaruar se nuk ka të dhëna që provojnë manipulime sistematike të fletëve të votimit. Sipas institucionit, çdo denoncim për raste të veçanta po shqyrtohet. Pjesëmarrja e votuesve arabë dhe përplasjet mes partive Një tjetër zhvillim që ka tërhequr vëmendjen është pjesëmarrja e lartë e qytetarëve arabë në votime. Kjo ka nxitur thirrje të reja për mobilizim nga aleatët e Netanyahut. Ministri i ekstremit të djathtë, Itamar Ben Gvir, u kërkoi mbështetësve të partisë së tij të votojnë, duke deklaruar: “Përqindjet e votimit në sektorin arab janë të çmendura. Mos i lini të fitojnë!” Pjesëmarrje e lartë është regjistruar edhe në zonat ku jetojnë komunitetet hebraike ultraortodokse, të cilat tradicionalisht mbështesin partitë aleate të Netanyahut. Një prej çështjeve kryesore të debatit politik mbetet përjashtimi nga shërbimi ushtarak i burrave që studiojnë në shkollat fetare. Edhe ushtarët izraelitë kanë votuar në një përqindje më të lartë se në zgjedhjet e mëparshme. Deri në orën 13:00, pjesëmarrja mes tyre kishte arritur në 48%, krahasuar me 44,4% në të njëjtën orë në vitin 2022. Ndërkohë, gjatë një aktiviteti elektoral në Tel Aviv, një burrë me thikë iu afrua Yair Golanit, ish-gjeneral dhe drejtues i një prej partive të opozitës. Sipas partisë së tij, truprojat ndërhynë përpara se personi të kryente ndonjë veprim, ndërsa policia e ndaloi. Netanyahu përballë Eisenkotit, kush mund ta formojë qeverinë? Këto zgjedhje janë një provë për Benjamin Netanyahun, kryeministrin më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili përballet me kritika për dështimet e sigurisë përpara sulmeve të 7 tetorit 2023 dhe për mënyrën se si ka drejtuar vendin gjatë konflikteve që pasuan. Rivali i tij kryesor, Gadi Eisenkot, ish-shef i ushtrisë izraelite, drejton të ashtuquajturin “blloku i ndryshimit”, ku bëjnë pjesë parti me qëndrime të ndryshme politike, por që synojnë t'i japin fund qeverisjes së Netanyahut. Sondazhet e publikuara përpara zgjedhjeve nuk i jepnin asnjërit prej dy kampeve 61 mandatet e nevojshme për të siguruar shumicën në parlamentin me 120 vende. Qendrat e votimit janë parashikuar të mbyllen në orën 22:00 me orën izraelite, 21:00 në Shqipëri, nëse nuk miratohet kërkesa për zgjatjen e orarit. Pas mbylljes pritet të publikohen sondazhet e para në dalje të votuesve, ndërsa një pjesë e votave të ushtarëve dhe rezervistëve do të numërohen të mërkurën. Nëse asnjëri kamp nuk arrin të sigurojë shumicën parlamentare, partitë do të duhet të negociojnë për formimin e qeverisë. Izraeli është përballur edhe më parë me bllokime të tilla politike: mes viteve 2019 dhe 2022, vendi zhvilloi pesë palë zgjedhje për shkak të vështirësive në krijimin e një shumice qeverisëse. Ora 17:58 'Është çështje jete a vdekjeje' Netanyahu kërkon vota në orët e fundit të zgjedhjeve në Izrael! Paralajmëron kryebashkiakët: E djathta mund të humbasë Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe aleati i tij, ministri i Financave Bezalel Smotrich, kanë mbledhur dhjetëra drejtues vendorë për të nxitur pjesëmarrjen e votuesve të djathtë në orët e fundit të zgjedhjeve parlamentare.Netanyahu dhe Smotrich u kanë kërkuar kryebashkiakëve dhe drejtuesve të këshillave vendorë të mobilizojnë qytetarët për të votuar. Sipas medias izraelite “Arutz Sheva”, gjatë takimit ata kanë paralajmëruar se kampi i djathtë mund t'i humbasë zgjedhjet.Ndërkohë, Netanyahu ka publikuar disa mesazhe në rrjetet sociale, duke u bërë thirrje izraelitëve të votojnë për partinë e tij, Likud.“Kanë mbetur katër orë për të shpëtuar Izraelin. Duhet të shkoni të votoni për Likudin, është çështje jete a vdekjeje”, shkroi kryeministri.Në një tjetër mesazh, duke treguar nga telefoni pamje të arabëve izraelitë, ai deklaroi: “Në zonën time zgjedhore tashmë po festojnë. Duhet t'i ndalim, shkoni të votoni menjëherë”. Share Ora 17:23 Zgjedhjet në Izrael/ Netanyahu kërkon të shtyhet orari i votimit përtej orës 22:00, Eisenkot kundërshton! Pjesëmarrje e ulët në zonat që mbështesin kryeministrin Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe një përfaqësues ultraortodoks kanë kërkuar që votimi në zgjedhjet parlamentare të zgjatet përtej orës 22:00, por kërkesa ka hasur në kundërshtimin e rivalit të tij kryesor, Gadi Eisenkot. Kjo ndodh në një kohë kur pjesëmarrja në disa prej zonave që tradicionalisht mbështesin Netanyahun është më e ulët se mesatarja kombëtare.Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 16:00 me orën lokale, pjesëmarrja në nivel kombëtar kishte arritur në 55,7%, ndërsa në disa qytete që konsiderohen bastione të partisë Likud të Netanyahut shifrat ishin më të ulëta.Në Afula kishin votuar 51% e zgjedhësve, në Ashkelon 49%, në Migdal HaEmek 50%, në Bat Yam 40%, në Tiberias 47% dhe në Holon 49%.Ndërkohë, përplasja mes Netanyahut dhe Eisenkotit ka vijuar edhe përmes deklaratave publike. Kryeministri, gjatë një interviste për radion Kol Barama, tha se Izraeli ndodhet “në prag të rrënimit”, ndërsa Eisenkot e akuzoi se po përpiqet të përhapë panik për të nxitur mbështetësit e tij të votojnë. Share Ora 16:51 Zgjedhjet në Izrael/ Pjesëmarrja e votuesve arabë mund të arrijë në 70%! Partitë e tyre mund të vendosin kush do të formojë qeverinë Votuesit arabë mund të luajnë një rol vendimtar në zgjedhjet parlamentare që po zhvillohen sot në Izrael, ku gara mes kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe rivalit të tij kryesor, Gadi Eisenkot, mbetet e ngushtë. Sipas parashikimeve të sondazhistëve të raportuara nga CNN, pjesëmarrja e qytetarëve arabë mund të arrijë në 70%, nga pak më shumë se 50% që ishte në zgjedhjet e vitit 2022.Kjo rritje e mundshme e pjesëmarrjes merr rëndësi të veçantë pasi as Netanyahu dhe as Eisenkot nuk duket se kanë një rrugë të qartë për të siguruar shumicën e nevojshme parlamentare për formimin e qeverisë së ardhshme.Në këto kushte, dy partitë kryesore me shumicë arabe, Ra'am e Mansour Abbasit dhe Lista e Përbashkët e Yousef Jabareenit, mund të kenë një rol vendimtar në krijimin e shumicës.Megjithëse partitë kryesore izraelite kanë përjashtuar një bashkëpunim të drejtpërdrejtë me to, sipas CNN, partitë arabe mund ta mbështesin Eisenkotin nga jashtë koalicionit, duke i siguruar numrat e nevojshëm për të formuar qeverinë.Në fillim të këtij muaji, drejtuesi i Listës së Përbashkët, Yousef Jabareen, deklaroi se partia e tij ishte e gatshme të shërbente si një “rrjet sigurie” për të larguar Netanyahun nga pushteti.Ndërkohë, pasi votoi sot, drejtuesi i partisë Ra'am, Mansour Abbas, u bëri thirrje qytetarëve arabë të ushtrojnë të drejtën e votës.“Kjo është thelbësore për të ndryshuar situatën tonë dhe për të përballuar problemet me të cilat ndeshemi si komunitet arab, si dhuna, kriminaliteti, shembja e banesave, gjobat, racizmi dhe nxitja e urrejtjes. Vota është një mjet i rëndësishëm për të ndryshuar situatën politike. Një qeveri që ka ardhur në pushtet përmes votës mund të largohet po përmes votës”, deklaroi Abbas. Share Ora 16:45 Zgjedhjet në Izrael/ Eisenkot zotohet para varrit të të birit: Do ta bashkojmë vendin dhe do t’i fitojmë luftërat Gadi Eisenkot, rivali kryesor i kryeministrit Benjamin Netanyahu në zgjedhjet parlamentare që po zhvillohen sot në Izrael, ka vizituar varrin e djalit të tij përpara se të votonte, duke premtuar se do ta bashkojë vendin dhe do t'i fitojë luftërat.Drejtuesi i partisë së djathtë Yashar dhe ish-shefi i ushtrisë izraelite shkoi në varrezat ushtarake të Herzliyas, ku prehet djali i tij, Gal, i vrarë në luftime më 7 dhjetor 2023.Eisenkot vizitoi gjithashtu dy zona në jug të Izraelit, të goditura gjatë sulmeve të Hamasit më 7 tetor 2023. Në një mesazh të publikuar në rrjetin social X, ai kujtoi nisjen e operacionit tokësor izraelit në Gaza, tre vjet më parë, si dhe ushtarët që humbën jetën apo u kthyen të plagosur nga lufta.“Përpara se të votoja sot, shkova te varri i djalit tim të dashur, Gal. E kujtoj mirë atë moment, mendimin dhe vendimin e rëndë për forcat tona që niseshin drejt një misioni të rëndësishëm dhe të drejtë, duke e ditur se shumë prej tyre nuk do të ktheheshin. Shumë të tjerë do të ktheheshin ndryshe, të plagosur në trup dhe në shpirt. Ndryshimi që do t'i sjellim sot popullit të Izraelit është i nevojshëm, vendimtar dhe historik. Ndryshimi duhet të ndodhë. Vetëm me të dhe me besimin tuaj do ta kthejmë Izraelin në drejtimin e duhur. Ndiej peshën e përgjegjësisë së madhe që kemi, për të qenë të denjë për ata që ranë, për sakrificën e tyre dhe jetën që lanë pas, si dhe për shtetin që u premtojmë vetes dhe brezave të ardhshëm. Angazhohem ta bashkoj sërish Izraelin, t'i fitoj luftërat dhe t'i garantoj siguri këtij populli të jashtëzakonshëm. Ky është misioni i jetës sime”, deklaroi Eisenkot.Ish-shefi i ushtrisë izraelite ka qenë pjesë e kabinetit të luftës nga 12 tetori 2023 deri në qershor 2024. Share Ora 16:42 Zgjedhjet në Izrael/ Forcohet monedha izraelite, shekeli arrin nivelin më të lartë ndaj dollarit në 3 javët e fundit Monedha izraelite, shekeli, është forcuar me mbi 1,2% ndaj dollarit amerikan, në një kohë kur Izraeli po regjistron pjesëmarrje rekord në zgjedhjet parlamentare. Një dollar po këmbehet me 3,0419 shekelë, niveli më i lartë i monedhës izraelite që prej 6 tetorit, pra në tre javët e fundit. Share Ora 16:39 Zgjedhjet në Izrael/ Pjesëmarrje rekord në 50 vitet e fundit! Deri në orën 16:00 kanë votuar 55,7% e qytetarëve Pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare në Izrael ka arritur në 55,7% deri në orën 16:00 me orën lokale, duke shënuar një rekord për 50 vitet e fundit. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në të njëjtën orë në zgjedhjet e vitit 2022 kishin votuar 47,5% e qytetarëve. Të dhënat e reja konfirmojnë pjesëmarrjen rekord në votimet për parlamentin izraelit, Knesset. Share U.D/ReportTv.al zgjedhjet ne Izrael Benjamin Netanyahu Gadi Eisenkot Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 75.4% Jo 21.5% Nuk e di 3.1% Vota total: 2538 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?