Pjesëmarrje rekord prej 77% është shënuar në zgjedhjet e 26-ta parlamentare (të Knessetit) në Izrael, që u zhvilluan dje. 600 mijë votat e "zarfit të dyfishtë", të rezervuara për personelin ushtarak, rezervistët, diplomatët, të burgosurit, pacientët e shtruar në spital dhe të tjerët që nuk mund të votojnë në qendrat e tyre të votimit, do të jenë vendimtare. LEXO edhe...Partitë arabe drejt suksesit historik në Izrael, kreu i Listës: Kushdo që ofron një alternativë ndaj qeverisë gjakatare të Netanyahut, duhet të flasë me ne! Sipas mediave të huaja, këto vota do të numërohen më vonë, si dhe ato të fituara nga "Lista e Përbashkët", grupi i fraksioneve arabe. Gara është e ngushtë mes 2 blloqeve të partive, atyre të djathta, të udhëhequra nga kryeministri Benjamin Netanyahu dhe palës opozitare, koalicionit të udhëhequr nga Gadi Eisenkot. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, blloku i udhëhequr nga Netanyahu dhe partia Likud, sipas projeksionit të deritanishëm kur janë numëruar 77% të votave, kryeson me 54 vende në Parlament, kundrejt 47 vendeve të palës opozitare, nga 120 vende në total. Ndërkohë surprizues ka qenë edhe rezultati i partive arabo-izraelite, të cilat sipas projeksionit, arrijnë në 19 mandate. Partitë e tjera deri më tani janë poshtë pragut për të siguruar mandat deputeti. Deri më tani asnjë prej palëve nuk arrin të formojë dot qeverinë e vetme, ndërkohë mbetet për t’u parë krahu që do të mbajnë partitë arabo-izraelite. Yousef Jabareen, kryetar i Listës së Përbashkët (e cila bashkon tre parti arabe), është shprehur se kushdo që dëshiron ‘të ofrojë një alternativë thelbësore dhe autentike ndaj qeverisë gjakatare të Netanyahut’, do të duhet të flasë me të për krijimin e një koalicioni për të krijuar qeverinë e re. “Kushdo që dëshiron të ofrojë një alternativë thelbësore dhe autentike ndaj qeverisë gjakatare të Netanyahut do të duhet të flasë me ne për të hapur rrugën për ndryshimin që dëshiron populli izraelit”, tha Yousef Jabareen, kryetar i Listës së Përbashkët (e cila bashkon tre parti arabe). Kryeopozitari Eisenkot kishte një mesazh të drejtpërdrejtë për Netanyahun, të cilit i kërkoi dorëheqjen. "Një udhëheqës i denjë do të kishte dhënë dorëheqjen", tha Eisenkot drejtuar Netanyahut. Nga ana tjetër Netanyahu ka nisur festimet, por në të njëjtën kohë thotë se po pret rezultatet përfundimtare. Për Presidentin amerikan Donald Trump, epërsia e Netanyahut në zgjedhje lidhet me mbështetjen që ai i ka dhënë gjatë fushatës zgjedhore. “Kur Presidenti Trump mbështeti Bibi Netanyahun, e gjithë rryma ndryshoi dhe tani, në vend të një disfate vendimtare për një Kryeministër të Madh, duket si një ngërç i madh, apo edhe një FITORE për Netanyahun. E gjitha ndodhi PAS Mbështetjes nga Presidenti Trump, i cili dëshiron vetëm atë që është e mirë për Lindjen e Mesme, Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”, ka shkruar Irving C. Schwartz në rrjetet sociale, postim që është shpërndarë më pas edhe nga Presidenti Trump. Exit Pollet para nisjes së numërimit të votave treguan se dy koalicionet ishin në barazim, por ndërsa numërimi vazhdoi, blloku i kryeministrit fitoi epërsinë. Ora 11:57 Partitë arabe drejt suksesit historik në Izrael, kreu i Listës: Kushdo që ofron një alternativë ndaj qeverisë gjakatare të Netanyahut, duhet të flasë me ne! Surpriza e zgjedhjeve të djeshme në Izrael janë partitë arabe, të cilat me projeksionin e deri tanishëm, kur janë numëruar 77% e votave, arrijnë në 19 mandate deputetësh.Yousef Jabareen, kryetar i Listës së Përbashkët (e cila bashkon tre parti arabe), është shprehur se kushdo që dëshiron ‘të ofrojë një alternativë thelbësore dhe autentike ndaj qeverisë gjakatare të Netanyahut’, do të duhet të flasë me të për krijimin e një koalicioni për të krijuar qeverinë e re.“Kushdo që dëshiron të ofrojë një alternativë thelbësore dhe autentike ndaj qeverisë gjakatare të Netanyahut do të duhet të flasë me ne për të hapur rrugën për ndryshimin që dëshiron populli izraelit”, tha Yousef Jabareen, kryetar i Listës së Përbashkët (e cila bashkon tre parti arabe). Share R.Xh/ReportTv.al donald trump Gadi Eisenkot Benjamin Netanyahu zgjedhjet ne Izrael Izrael Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 74.1% Jo 22.8% Nuk e di 3.1% Vota total: 3538 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?
