Lajme Zone
Zgjedhjet në Izrael/ Numërohen 66% e votave, ‘blloku’ i Netanyahut kryeson, por pa arritur shumicën! Trump: Kthim i fuqishëm pas mbështetjes sime! Surprizë rezultati për partitë arabe
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Zgjedhjet në Izrael/ Numërohen 66% e votave, ‘blloku’ i Netanyahut kryeson, por pa arritur shumicën! Trump: Kthim i fuqishëm pas mbështetjes sime! Surprizë rezultati për partitë arabe

Pjesëmarrje rekord prej 77% është shënuar në zgjedhjet e 26-ta parlamentare (të Knessetit) në Izrael, që u zhvilluan dje. 600 mijë votat e "zarfit të dyfishtë", të rezervuara për personelin ushtarak, rezervistët, diplomatët, të burgosurit, pacientët e shtruar në spital dhe të tjerët që nuk mund të votojnë në qendrat e tyre të votimit, do të jenë vendimtare. LEXO edhe...Izraeli drejt mbylljes së vo

Pjesëmarrje rekord prej 77% është shënuar në zgjedhjet e 26-ta parlamentare (të Knessetit) në Izrael, që u zhvilluan dje. 600 mijë votat e "zarfit të dyfishtë", të rezervuara për personelin ushtarak, rezervistët, diplomatët, të burgosurit, pacientët e shtruar në spital dhe të tjerët që nuk mund të votojnë në qendrat e tyre të votimit, do të jenë vendimtare. LEXO edhe...Izraeli drejt mbylljes së votimit, pjesëmarrja kalon 74%! Netanyahu kërkon zgjatjen e votimit, Komisioni e refuzon Sipas mediave të huaja, këto vota do të numërohen më vonë, si dhe ato të fituara nga "Lista e Përbashkët", grupi i fraksioneve arabe. Gara është e ngushtë mes 2 blloqeve të partive, atyre të djathta, të udhëhequra nga kryeministri Benjamin Netanyahu dhe palës opozitare, koalicionit të udhëhequr nga Gadi Eisenkot. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, blloku i udhëhequr nga Netanyahu dhe partia Likud, sipas projeksionit të deritanishëm kur janë numëruar 66.2% të votave, kryeson me 56 vende në Parlament, kundrejt 48 vendeve të palës opozitare, nga 120 vende në total. Ndërkohë surprizues ka qenë edhe rezultati i partive arabo-izraelite, të cilat sipas projeksionit, arrijnë në 16 mandate. Partitë e tjera deri më tani janë poshtë pragut për të siguruar mandat deputeti. Deri më tani asnjë prej palëve nuk arrin të formojë dot qeverinë e vetme, ndërkohë mbetet për t’u parë krahu që do të mbajnë partitë arabo-izraelite. Kryeopozitari Eisenkot kishte një mesazh të drejtpërdrejtë për Netanyahun, të cilit i kërkoi dorëheqjen. "Një udhëheqës i denjë do të kishte dhënë dorëheqjen", tha Eisenkot drejtuar Netanyahut. Nga ana tjetër Netanyahu ka nisur festimet, por në të njëjtën kohë thotë se po pret rezultatet përfundimtare. Për Presidentin amerikan Donald Trump, epërsia e Netanyahut në zgjedhje lidhet me mbështetjen që ai i ka dhënë gjatë fushatës zgjedhore. “Kur Presidenti Trump mbështeti Bibi Netanyahun, e gjithë rryma ndryshoi dhe tani, në vend të një disfate vendimtare për një Kryeministër të Madh, duket si një ngërç i madh, apo edhe një FITORE për Netanyahun. E gjitha ndodhi PAS Mbështetjes nga Presidenti Trump, i cili dëshiron vetëm atë që është e mirë për Lindjen e Mesme, Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”, ka shkruar Irving C. Schwartz në rrjetet sociale, postim që është shpërndarë më pas edhe nga Presidenti Trump. Exit Pollet para nisjes së numërimit të votave treguan se dy koalicionet ishin në barazim, por ndërsa numërimi vazhdoi, blloku i kryeministrit fitoi epërsinë. R.Xh/ReportTv.al Izrael zgjedhjet ne Izrael Benjamin Netanyahu Gadi Eisenkot donald trump Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 74.7% Jo 22.3% Nuk e di 3% Vota total: 3280 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?