Lajme Zone
Zgjedhjet lokale të 9 majit 2027, KQZ zbulon kur publikohet lista e parë e zgjedhësve
PolitikëReport TV

Zgjedhjet lokale të 9 majit 2027, KQZ zbulon kur publikohet lista e parë e zgjedhësve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile zhvilluan sot një takim për përgatitjen e listave, duke marrë parasysh ndarjen e re administrativo-territoriale. Në qendër të diskutimeve ishte përgatitja e të dhënave të zgjedhësve sipas bashkive të reja.

Lista e parë e zgjedhësve për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027 pritet të publikohet deri më 30 nëntor të këtij viti. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile zhvilluan sot një takim për përgatitjen e listave, duke marrë parasysh ndarjen e re administrativo-territoriale. Në qendër të diskutimeve ishte përshtatja e Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile me ndarjen e re territoriale, si dhe përgatitja e të dhënave të zgjedhësve sipas bashkive të reja. Gjatë takimit u diskutuan edhe procedurat për përgatitjen, firmosjen dhe afishimin e listave të zgjedhësve, si dhe verifikimi i adresave të qendrave të votimit dhe standardizimi i të dhënave në formularët zgjedhorë. LEXO edhe...Përgatitjet për zgjedhjet e 9 majit dhe kandidatët, Kushi zbulon çfarë do të ndodhë të shtunën në Asamblenë e PS! Deputetja për kërkesën e Veliajt për të marrë pjesë: Në dorë të SPAK, s’i bëhemi mbrojtje KQZ dhe Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile theksuan nevojën për koordinim dhe marrjen e masave në kohë, në mënyrë që listat të hartohen dhe publikohen saktë, sipas kërkesave ligjore. Sipas KQZ-së, ekstrakti i parë i listave të zgjedhësve është parashikuar të publikohet deri më 30 nëntor 2026. U.D/ReportTv.al zgjedhjet vendore 2027 kqz gjendja civile Komento Komente Sondazhi i ditës: Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni? Të drejtë 72.5% Të gabuar 24.6% Nuk e di 2.9% Vota total: 1315 Sondazhi i ditës: Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni?