Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, kërkon një koalicion qytetar-politik mes protestuesvem studentëve e pedagogëve për të formuar një front për zgjedhjet e ardhshme. “Ndërtimi i një koalicioni qytetar politik të thirrur nga protestuesit, studentët, pedagogët, pa asnjë përjashtim politik, si një front i qartë kundër korrupsionit, dhunës, pabarazisë dhe qeverisë së Edi Ramës dhe me një qëllim thelbësor, zgjedhje të lira dhe të ndershme”, thotë Mediu. LEXO edhe...Zhbllokohet reforma zgjedhore, nesër mblidhet komisioni! Në rend dite mënyra si do votohet pas hartës së re territoriale Ai rendit 6 kërkesa, ndër të cilat dorëheqjen e kryeministrit, qeveri teknike, reformën zgjedhore, reformën territoriale, kufizimin në dy të mandateve të shefit të qeverisë dhe “daljen me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale të dalë nga koalicioni qytetar-politik sipas kritereve dhe procedurave të vendosura nga ky koalicion.” Kjo e fundit, sipas tij, është “rruga e vetme” për të sfiduar kryeministrin Edi Rama. P.J/ReportTv.al fatmir mediu protestat kunder qeverise zgjedhjet vendore 2027 partia republikane Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 49% Veliajn 18.1% Asnjërin 32.9% Vota total: 1889 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?

