Lajme Zone
Zgjedhjet 2027, Agron Duka: Gati të kandidoj për bashkinë Durrës nëse opozita nuk del me një alternativë
PolitikëShqiptarja

Zgjedhjet 2027, Agron Duka: Gati të kandidoj për bashkinë Durrës nëse opozita nuk del me një alternativë

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, është i gatshëm të rikthehet në garë elektorale dhe të kandidojë për Bashkinë e Durrësit në zgjedhjet vendore. Ai thotw se përzgjedhja e kandidatëve duhet të bëhet mbi bazën e sondazheve dhe jo të raporteve të ngushta partiake.

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste (PAA), Agron Duka, ka deklaruar në Albania Newscast me gazetar Arbër Hitaj se është i gatshëm të rikthehet në garë elektorale dhe të kandidojë për Bashkinë e Durrësit në zgjedhjet vendore, duke theksuar se këtë hap e sheh si një detyrim dhe sakrificë nëse opozita dështon të gjejë një kandidaturë fituese. Në një intervistë për Albania Newscast, Duka u shpreh se përzgjedhja e kandidatëve duhet të bëhet mbi bazën e sondazheve dhe jo të raporteve të ngushta partiake, duke theksuar se në qytete të rëndësishme si Durrësi opozita nuk mund të lejojë eksperimente: "Nëse opozita s'nxjerr një kandidaturë për të kënaqur një pjesë të opozitës edhe nuk shpresojmë për fitore, atëherë do të mendojmë që dalim edhe vetë. Gjithmonë ideja ime ka qenë me sondazhe, sidomos bashkitë e mëdha... Durrësi do e shoh; nëse s'del kandidaturë, kot të them atë që kam thënë gjithmonë, që edhe unë jam një nga njerëzit që mund të pretendoj për të kandiduar”, tha Duka. LEXO EDHE:Zhbllokohet reforma zgjedhore, nesër mblidhet komisioni! Në rend dite mënyra si do votohet pas hartës së re territoriale Gjatë bisedës, ai shtoi se kandidimi i tij nuk do të ishte thjesht një rikthim personal, por një vendim i matur për të garantuar një përfaqësim serioz dhe konkurrues përballë mazhorancës në një prej bashkive kyçe të vendit. P.J P.J Shqiptarja.com TAG: zgjedhjet vendore 2027 agron duka Partia agrare ambientaliste Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.5 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Arta: 08/11/2026 15:51 O Goni a e ke akoma teseren e partise se punes apo e ke hedh a djeg,sa te zote qe jeni nga ps ne PD Përgjigju populli: 08/11/2026 14:50 po pse oo kune u ngopete me pushtet ju muter e tallni ramen yy ju dhjefja rracen ty dhe vllait qe sgopeni Përgjigju arti: 08/11/2026 13:26 Ik more plak se edhe ti e ke dhene kontributin tend ne shkaterrimin e shqiperiae duke u kthyer dhe formimin e qeverrisjeve te gabuara edhe ti si LSI perfve , ik dhe loz domino se lek dhe ekonomi ke edhe per300 vite brez pas brezi , u pasuruat te gjithe ne kurris te ketij populli me konkurencen kush vjedh me shume Përgjigju Sondazhi i ditës:

3 Nëntor, 11:50

Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 48.9% Veliajn 18.2% Asnjërin 32.9% Vota total: 1905 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?