Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e deputetëve të Partisë Demokratike që kundërshtojnë zgjedhjen e Endri Shabanit në postin e Avokatit të Popullit. PD pretendonte se procedura parlamentare për zgjedhjen e Avokatit të Popullit ka qenë në kundërshtim me Kushtetutën, ndërsa ka ngritur edhe çështjen e zgjedhshmërisë dhe papajtueshmërive të Shabanit me ushtrimin e këtij funksioni. Përplasja politike dhe institucionale nisi në fund të vitit të kaluar, pasi deputetët demokratë tërhoqën mbështetjen për kandidatët për Avokat të Popullit, përfshirë Endri Shabanin. Sipas PD-së, tërheqja e firmave duhej të merrte në konsideratë përpara se kandidatura të kalonte për votim në Kuvend. Pavarësisht kundërshtimeve të opozitës, Shabani u zgjodh nga Kuvendi më 11 dhjetor 2025 me 85 vota pro, ndërsa opozita nuk mori pjesë në votim. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

