Njohja e patentave për shqiptarët që jetojnë në Itali dhe italianët në vendin tonë do të zgjatet edhe me 5 vite.
Marrëveshja është bërë e ditur nga ministria e infrastrukturës e cila ka shpjeguar se qytetarët e të dy vendeve do të kenë mundësi të vijojnë procedurat për konvertimin e lejeve të drejtimit.
Kjo marrëveshjeje u vjen në ndihmë qytetarëve që kanë nevojë të konvertojnë lejen e drejtimit për ta përdorur atë në vendin ku jetojnë. Në këtë mënyrë, qytetarët do të kenë më të lehtë që të qarkullojnë me automjete me të njëjtën leje drejtimi Zgjatja e marrëveshjes forcon më tej bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Italisë dhe lehtëson një proces të rëndësishëm për mijëra qytetarë që jetojnë mes dy vendeve.
Sipas informacionit të bërë publik nga Ministria e Infrastrukturës ky vendim lidhet direkt dhe me besueshmërinë e sistemit shqiptar të lejeve të drejtimit dhe standardet që zbatohen gjatë pajisjes së qytetarëve me këtë dokument.
/abcnews.al/ Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet Italiministria e infrastrukturesnjohja e patentave
