Lajme Zone
EMRI-FOTO/ Të shtënat me armë zjarri në një lokal në Shkodër, identifikohet i plagosuri
SportABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

EMRI-FOTO/ Të shtënat me armë zjarri në një lokal në Shkodër, identifikohet i plagosuri

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar ditën e sotme në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në një lokal, në rrethana ende të paqarta.

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar ditën e sotme në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në një lokal, në rrethana ende të paqarta.

ABC News mëson se i plagosur me armë zjarri ka mbetur Taulant Hoti. Sipas policisë i plagosuri ka marrë plagë në këmbë dhe është transportuar në spital, ku edhe po merr trajtim mjekësor. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe për kapjen e autorit. (I plagosuri; Taulant Hoti)

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:40, në fshatin Shtoj, dyshohet se në ambientet e jashtme të një lokali, një shtetas ende i paidentifikuar ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin T. H., i cili është dërguar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

/abcnews.al/ Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet plagosjaShkodër