Lajme Zone
Zgjaten me 3 muaj hetimet ndaj saj, Belinda Balluku thirret në SPAK
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Zgjaten me 3 muaj hetimet ndaj saj, Belinda Balluku thirret në SPAK

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është thirrur të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme ku pritet t’i komunikohet zyrtarisht vendimi për zgjatjen me tre muaj të afatit të hetimeve në dosjen ku ajo është nën hetim. Balluku është thirrur të paraqitet në SPAK këtë të premte, në kuadër të procedurës ligjore për njoftimin e vendimit për shtyrjen e afatit hetimor. Ditën e sotme, të njëjtin vendim

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është thirrur të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme ku pritet t’i komunikohet zyrtarisht vendimi për zgjatjen me tre muaj të afatit të hetimeve në dosjen ku ajo është nën hetim. Balluku është thirrur të paraqitet në SPAK këtë të premte, në kuadër të procedurës ligjore për njoftimin e vendimit për shtyrjen e afatit hetimor.

Ditën e sotme, të njëjtin vendim për zgjatjen me tre muaj të afatit të hetimeve iu komunikua edhe dy ish-vartësve të Ballukut, Gentian Gjylit dhe Erald Elezit, të cilët janë pjesë e së njëjtës dosje hetimore. Akuzohen për aferën në tunelin e Llogarasë, zgjaten me 3 muaj hetimet për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin

29 Korrik, 13:12 Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm