Lajme Zone
Zelensky tha nga Serbia se nuk e njeh Kosovën, Tirana zyrtare: S'mund të hiqet paralele me Ukrainën, janë 2 realitete të ndryshme
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Zelensky tha nga Serbia se nuk e njeh Kosovën, Tirana zyrtare: S'mund të hiqet paralele me Ukrainën, janë 2 realitete të ndryshme

Deklarata e Presidentit Zelensky nga Beogradi se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar ka ngjallur reagimin e Tiranës zyrtare dhe veteranëve të UÇK-së.

Presidenti i Ukrainës, duket se zgjodhi vendin dhe shoqërinë e gabuar për të shprehur një qëndrim të njohur të vendit të tij ndaj çështjes së Kosovës dhe mosnjohjes së pavarësisë së saj. Deklarata e tij në Beograd, në krah të presidentit serb Aleksandër Vuçic, i cili nuk ka pranuar sanksionet ndaj Rusisë, duke mbajtur linja të hapura komunikimi me Moskën, nuk mund të kalonte në heshtje. Për Tiranën, Kosova dhe Ukraina janë dy realitete tërësisht të ndryshme e se mes tyre nuk mund të hiqet asnjë paralele. “Nuk duhet të ketë keqkuptime në këtë pikë: çdo përpjekje për të vendosur një paralele ose për të krijuar një ekuacion midis Kosovës dhe çdo situate tjetër ndërkombëtare është e gabuar, oportuniste dhe thellësisht çorientuese. Rasti i Kosovës qëndron mbi themelet e veta historike, politike dhe ligjore. Shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk shkeli të drejtën ndërkombëtare. Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës është një çështje krejtësisht e ndryshme. Ai përbën një shkelje të rëndë të Kartës së OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare, si dhe një shkelje flagrante të rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla", thuhet në deklaratën e Ministrisë. Në mbështetje të hapur të Ukrainës që në ditët e para të agresionit rus, Shqipëria është rreshtuar pa hezitim në një linjë me Bashkimin europian duke qenë pjesmarrëse aktive në shumë forume ndërkombëtare në krah të Kievit. Kosova po ashtu iu bashkua sanksioneve që BE dhe SHBA, duke mbështetur sovranitetin territorial të Ukrainës, pavarësisht pozicionit të Kievit ndaj saj. LEXO EDHE: Pas deklaratave kundër Kosovës në Beograd, veteranët e UÇK e i përgjigjen Zelensky-t: Deklarata juaj anti-Kosovë tregon profesionin që kishit Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk i kanë gëlltitur dot deklaratat e Zelenskyt të cilat sipas tyre “i shkojnë për shtat një aktori komik”, duke kujtuar profesionin që Zelensky e ka ushtruar përpara se të hynte në politikë. Në reagimin e tyre, veteranët e UÇK kujtojnë në deklaratën e tyre se legjitimiteti i pavarësisë së Kosovës u konfirmua nga organet më të larta të drejtësisë globale, me GJND në Hagë që konstatoi se shpallja nuk kishte shkelur të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare në 2010. Zelensky mbërriti në Beograd më 7 gusht, një takim i paralajmëruar prej kohësh, por që erdhi tre javë pas samitit Ukrainë-Evropa Juglindore në Kiev, gjatë së cilës Vuçiç ishte i vetmi udhëheqës që nuk e nënshkroi deklaratën e përbashkët. Deklarata e plotë e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme: "Vizita e Presidentit Zelensky në Serbi është e rëndësishme. Dialogu është gjithmonë i mirëpritur, sidomos kur krijon hapësirë për të trajtuar çështje të vështira me qartësi, përgjegjësi dhe me vetëdije për historinë. Ashtu si Shqipëria qëndron dhe do të vazhdojë të qëndrojë fort në mbështetje të sovranitetit, pavarësisë, integritetit territorial dhe të ardhmes evropiane të Ukrainës, po aq fort qëndron edhe në mbështetje të sovranitetit, pavarësisë dhe vendit të merituar të Kosovës në familjen euroatlantike. Për këtë nuk duhet të ketë asnjë keqkuptim: çdo përpjekje për të bërë një paralele ose për të vendosur një barazim mes Kosovës dhe çdo situate tjetër ndërkombëtare është e gabuar, oportuniste dhe thellësisht çorientuese. Rasti i Kosovës qëndron mbi themelet e veta historike, politike dhe juridike. Me kërkesë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ishte e qartë: shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës është një çështje krejtësisht tjetër. Ai përbën një shkelje të rëndë të Kartës së OKB-së dhe të së drejtës ndërkombëtare, si edhe një cenim të hapur të rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Nga këndvështrimi i Shqipërisë, një parim është themelor: një Ballkan Perëndimor paqësor, i qëndrueshëm dhe evropian kërkon pranimin e realitetit dhe të pakthyeshmërisë së pavarësisë së Kosovës. Pavarësia e Kosovës ka kontribuar në stabilitetin rajonal dhe është pjesë e një të ardhmeje ku kufijtë nuk ndryshohen me forcë dhe ku popujt dhe komunitetet mund ta përcaktojnë të ardhmen e tyre në paqe dhe siguri. Ne mbajmë po ashtu qëndrimin se Serbia dhe Kosova i përkasin të dyja një të ardhmeje të përbashkët evropiane. Normalizimi i marrëdhënieve mes tyre, që në fund duhet të çojë në njohje të ndërsjellë, nuk do ta dobësonte Serbinë. Përkundrazi, do të ndihmonte në mbylljen e një prej kapitujve më të dhimbshëm të historisë së afërt të rajonit tonë dhe do të hapte rrugën për pajtim të vërtetë, marrëdhënie të mira fqinjësore dhe paqe të qëndrueshme. Ballkani Perëndimor ka nevojë për këtë energji pozitive sot, ndoshta më shumë se kurrë. Vizita e Presidentit Zelensky në Serbi i shërben, para së gjithash, interesave të Ukrainës. Kjo është njëkohësisht e kuptueshme dhe legjitime. Megjithatë, çdo hap që e ndihmon Serbinë të largohet më tej nga ndikimi keqdashës i Rusisë dhe t’i afrohet Evropës është pozitiv. Por çdo angazhim është gjithashtu një mundësi për të çuar përpara një kuptim themelor: Ballkani Perëndimor duhet të ecë përpara, jo prapa." Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 11:48 Pas deklaratave kundër Kosovës në Beograd, veteranët e UÇK e i përgjigjen Zelensky-t: Deklarata juaj anti-Kosovë tregon profesionin që kishit Pas deklaratave në Beograd të Presidentit të Ukrainës Volodymir Zelensky, se Kievi zyrtar do të vijojë të mos e njohë pavarësinë e Kosovës, kanë reaguar Vetëranët e Ushtrisë Çlirimtaret ë Kosovës. Veteranët e UÇK, në një reagim të shpërndarë në mediat sociale e cilësojnë deklaratën e Zelenskyt si anti-kosovë dhe një deklaratë që shkon për shtat një aktori komik, një profesion që Zelensky e ka ushtruar përpara futjes së tij në politikë. ““Z. Zelenski, deklarata juaj anti-Kosovë në Beograd, shpërfaq profesionin tuaj para se të bëheshe president!”, thuhet në reagimZelensky një ditë më parë tha në Beoigrad në krah të Aleksandër Vuçiç në vizitën e tij të parë zyrtare në Serbi se pozicioni I Ukrainës për të mos njohur shpallej e njëanshme të pavarëisë nga Kosova mbetet I pandryshuar. Vetëranët e UÇK kujtojnë në deklaratën e tyre se legjitimiteti I pavarësisë së Kosovës u konfirmua nga organet më të larta të drejtësisë globale, me GJND në Hagë që konstatoi se shpallja nuk kishte shkelur të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare në 2010.Deklarata e plotë"z. Zelenski, deklarata juaj anti-Kosovë në Beograd, shpërfaq profesionin tënd para se të bëheshe president! Për informacionin tuaj, lexo në vijim ngjarjet që demantojnë deklaratën tuaj, e që janë mbështetur nga të gjitha shtetet që po mbështesin përpjekjet tuaja për t'i dhënë fund pushtimit rus:1) Pas luftës së zhvilluar në vitet 1998–1999 dhe rezistencës së popullit të Kosovës, vendi u çlirua nga sundimi dhe regjimi opresiv i Serbisë.2) Bota demokratike, e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët e NATO-s, ndërhyri ushtarakisht në pranverën e vitit 1999 për të ndalur spastrimin etnik dhe gjenocidin e ndërmarrë nga forcat serbe.3) Më 17 shkurt 2008, Kosova shpalli zyrtarisht pavarësinë e saj. Deri më sot, pavarësia e Republikës së Kosovës është njohur nga 121 shtete anëtare të OKB-së.4) Legjitimiteti i pavarësisë u konfirmua nga organet më të larta të drejtësisë globale. Më 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) në Hagë dha mendimin këshillimor ku konstatoi se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare, Rezolutën 1244, e as Kornizën Kushtetuese." U.D/Shqiptarja.com Share U.D/Shqiptarja.com TAG: kosove-azerbajxhan beograd Volodymyr Zelensky ministria e jashtme Komente Komento Ledi: 09/08/2026 12:08 Deklarata e MPHashtme eshte jasht konteksit diplomatik dhe nuk i bjen per shtat kombit tone.Zelenski me krenari deklaron qe nuk e njeh Kosoven dhe sejmenet ne Tirane vazhdojne me pordhe fiplomatike ti servilisen Zelenskit.E mira e ne te mirave do ishte neutraliteti ne kete rast dhe Ujrahina te xgjodhe vete problemin me ruset .Ne diplomaci ka nje rregull nderkkmbetar se marredheniet ndermjet shteteve bazohen ne reciprocitet .Del Rama dhe ben deklarata pompoze kunder Rusise qe edhte nje duperfuqi nukleare boterore .Rri dhe mbaj vendin qe te takon si shtet i vogel Përgjigju Na ruajt zoti: 09/08/2026 12:25 Sa te vijë saliu do kalosh këshilltar Sondazhi i ditës:

5 Gusht, 13:27

GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.3% Jo 61% Nuk e di 4.7% Vota total: 4145 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 5 Gusht, 13:27 GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?