Lajme Zone
Zelensky paralajmëron rifillimin e sulmeve ndaj rafinerive ruse/ Kritika SHBA-së për ndërprerjen e inteligjencës dhe dobësimin e internetit Starlink
BotëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Zelensky paralajmëron rifillimin e sulmeve ndaj rafinerive ruse/ Kritika SHBA-së për ndërprerjen e inteligjencës dhe dobësimin e internetit Starlink

Ukraina do të rifillojë sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës, në një përshkallëzim të mëtejshëm të goditjeve ndaj infrastrukturës energjetike të Moskës.

Ukraina do të rifillojë sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës, në një përshkallëzim të mëtejshëm të goditjeve ndaj infrastrukturës energjetike të Moskës. Lajmi u bë i ditur nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një intervistë për Financial Times, ku ai shprehu pakënaqësinë për ndërprerjen e ndarjes së inteligjencës nga Shtetet e Bashkuara dhe dobësimin e njëkohshëm të shërbimit të internetit satelitor Starlink, të kompanisë SpaceX.

“Ndalimi i sulmeve ndaj rafinerive ruse ka mbaruar”, deklaroi Zelensky, duke sinjalizuar se Kievi nuk do të vijojë më të përmbahet nga goditjet ndaj këtyre objekteve strategjike ruse.

Rifillimi i sulmeve ndaj rafinerive synon të godasë një sektor të rëndësishëm të ekonomisë ruse, duke dëmtuar kapacitetet e përpunimit të naftës dhe duke ushtruar presion mbi të ardhurat që Moska siguron nga energjia. Rafineritë ruse kanë qenë më parë objektiv i sulmeve ukrainase me dronë, si pjesë e përpjekjeve të Kievit për të dobësuar kapacitetet ushtarake dhe financiare të Rusisë.

Deklarata e Zelenskyt vjen në një moment tensionesh lidhur me mbështetjen amerikane për Ukrainën, veçanërisht për shkëmbimin e informacionit të inteligjencës dhe funksionimin e komunikimeve satelitore, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në operacionet ushtarake ukrainase. Top Channel