Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kundërshtuar zhvillimin e zgjedhjeve gjatë luftës me Rusinë, duke paralajmëruar se një proces i tillë do të sillte përçarje të thellë në vend. “Zgjedhjet tani janë një cunam për vendin që do ta përçajë Ukrainën”, deklaroi Zelensky, në një kohë kur debati për rikthimin e procesit zgjedhor është intensifikuar.
Deklarata e presidentit vjen pas thirrjes së ish-ministrit ukrainas të Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov, për zhvillimin e zgjedhjeve edhe gjatë luftës. Fedorov, i shkarkuar nga detyra në korrik, ka argumentuar se Ukraina duhet të rikthejë procesin demokratik dhe të përballet me problemet e qeverisjes dhe korrupsionit.
Zelensky, megjithatë, e konsideron zhvillimin e zgjedhjeve në kushtet aktuale si një rrezik serioz për unitetin e vendit. Sipas tij, lufta dhe gjendja e jashtëzakonshme krijojnë kushte të papërshtatshme për një proces zgjedhor normal.
Në Ukrainë, zgjedhjet janë pezulluar gjatë gjendjes së luftës. Parlamenti ukrainas e ka zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme dhe mobilizimin deri më 31 tetor 2026. Top Channel

