Lajme Zone
Zelensky kundër zgjedhjeve gjatë luftës: Do të ishte një rrezik i madh për Ukrainën
BotëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Zelensky kundër zgjedhjeve gjatë luftës: Do të ishte një rrezik i madh për Ukrainën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kundërshtuar mbajtjen e zgjedhjeve në Ukrainë për sa kohë që lufta me Rusinë vijon, duke paralajmëruar se një proces i tillë mund të krijojë rreziqe serioze për kohezionin e vendit.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kundërshtuar mbajtjen e zgjedhjeve në Ukrainë për sa kohë që lufta me Rusinë vijon, duke paralajmëruar se një proces i tillë mund të krijojë rreziqe serioze për kohezionin e vendit. Duke folur për gazetarët, Zelensky i cilësoi zgjedhjet në rrethanat aktuale si një “rrezik të madh”, duke argumentuar se procesi mund të shndërrohet në një faktor përçarës për shoqërinë ukrainase. Mandati presidencial i Zelenskyt përfi zyrtarisht në maj 2024, por zgjedhjet nuk mund të zhvillohen gjatë gjendjes së ligjit ushtarak, i cili është në fuqi që prej nisjes së pushtimit rus në shkurt 2022. Presidenti ukrainas theksoi se organizimi i zgjedhjeve në kushtet aktuale do të ishte jashtëzakonisht i vështirë. Ndër çështjet që duhet të zgjidheshin janë pjesëmarrja në votim e ushtarëve që ndodhen në front, miliona ukrainasve që kanë braktisur vendin, si dhe qytetarëve që jetojnë në territoret nën kontrollin rus. Zelensky e lidhi mundësinë e zhvillimit të zgjedhjeve me situatën në front dhe arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi. Sipas tij, në kushtet aktuale një proces i tillë nuk është i realizueshëm. Vetëm 15% duan zgjedhje para përfundimit të luftës

Debati për zgjedhjet ka shkaktuar diskutime edhe brenda Ukrainës. Sipas një sondazhi të Institutit të Sociologjisë së Kievit, të zhvilluar gjatë korrikut dhe gushtit, vetëm 15% e të anketuarve mendojnë se zgjedhjet duhet të mbahen përpara përfundimit të luftës.

Zelensky iu referua gjithashtu zhvillimeve të fundit politike dhe protestave në vend, duke mbrojtur të drejtën e qytetarëve për të protestuar. Megjithatë, ai paralajmëroi se përshkallëzimi i përplasjeve mes shoqërisë dhe forcave të armatosura mund të krijojë një tjetër burim tensioni në një vend që ndodhet ende në luftë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Ukraine Volodymyr Zelensky zgjedhje