Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar për përgatitjen e një sulmi të ri rus ndaj Ukrainës, i cili mund të ketë në shënjestër objektet energjetike, urat mbi lumin Dnieper dhe infrastrukturën tjetër civile. Duke iu referuar informacioneve të siguruara nga shërbimet e inteligjencës, Zelensky tha se Kievi është në dijeni të planeve për një valë të re sulmesh dhe se Forcat Ajrore dhe Forcat e Armatosura të Ukrainës po përgatiten për t’u përballur me kërcënimin.
“Tani kemi informacion nga shërbimet e inteligjencës se po përgatitet një sulm i ri, që synon sektorin tonë të energjisë, urat mbi lumin Dnieper dhe infrastrukturën civile”, deklaroi presidenti ukrainas.
Përballë këtij kërcënimi, Zelensky ka përsëritur thirrjen ndaj aleatëve perëndimorë për të përshpejtuar dërgesat e raketave interceptuese për sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot, duke theksuar se çdo vonesë mund të ketë pasoja të rënda për sigurinë e vendit.
“Ne kemi nevojë për raketa interceptuese për Patriotët tanë. Çdo marrëveshje ka rëndësi dhe çdo ditë ka rëndësi kur bëhet fjalë për dërgesat”, u shpreh ai. We now have intel that another strike is being prepared – targeting our energy sector, bridges across the Dnipro, and civilian infrastructure. The Air Force and the Armed Forces of Ukraine overall are preparing to protect us. We need interceptor missiles for our Patriots. Every agreement matters, and every day counts when it comes to deliveries. We’re asking our partners very strongly: please don’t put off deliveries.
Please stay safe, given the threat of missile attacks. Glory to Ukraine!
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) November 6, 2026 Më tej, kreu i shtetit ukrainas u bëri apel të drejtpërdrejtë partnerëve ndërkombëtarë që të mos shtyjnë dërgimin e municioneve dhe pajisjeve të nevojshme për mbrojtjen e hapësirës ajrore të Ukrainës.
“Ne po u kërkojmë partnerëve tanë me këmbëngulje të madhe: Ju lutemi mos i shtyni dërgesat”, theksoi Zelensky.
Në përfundim të mesazhit të tij, presidenti ukrainas u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ndjekin udhëzimet e sigurisë, duke pasur parasysh rrezikun e sulmeve të reja me raketa.
“Ju lutemi të jeni të kujdesshëm dhe të qëndroni të sigurt, duke pasur parasysh kërcënimin e sulmeve me raketa. Lavdi Ukrainës!”, deklaroi ai.
Paralajmërimi vjen në një moment kur mbrojtja e infrastrukturës kritike mbetet një nga sfidat kryesore për Ukrainën, ndërsa autoritetet në Kiev kërkojnë mbështetje më të madhe ushtarake nga aleatët për të përballuar sulmet e mundshme ruse. Top Channel

