Lajme Zone
Zelensky e shkarkoi pas skandalit të korrupsionit, vihet në pranga Iryna Mudra, zv. shefja e stafit të Presidentit
BotëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Zelensky e shkarkoi pas skandalit të korrupsionit, vihet në pranga Iryna Mudra, zv. shefja e stafit të Presidentit

Një skandal i ri korrupsioni po e trondit Ukrainën dhe po godet në zemër të presidencës. Presidenti Volodymyr Zelensky (jo i përfshirë drejtpërdrejt) ndërhyri menjëherë duke shkarkuar zëvendësshefen e tij të stafit, Iryna Moudra, e cila ishte përfshirë në hetim.

Një skandal i ri korrupsioni po e trondit Ukrainën dhe po godet në zemër të presidencës. Presidenti Volodymyr Zelensky (jo i përfshirë drejtpërdrejt) ndërhyri menjëherë duke shkarkuar zëvendësshefen e tij të stafit, Iryna Moudra, e cila ishte përfshirë në hetim. Disa orë pas bastisjes nga agjencia antikorrupsion NABU , ajo u vu në pranga.

Njoftimi u bë nga deputeti ukrainas Alexey Goncharenko në Telegram dhe u raportua nga media ukrainase RBC .

Këtë mëngjes, agjencia antikorrupsion NABU dhe zyra e prokurorit të specializuar SAP njoftuan një “operacion special për të shpërbërë një organizatë kriminale” të dyshuar për pastrim parash, e cila dyshohet se vepronte nën drejtimin e një deputeti në detyrë dhe një ish-deputeti, “me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë të presidencës ukrainase dhe individëve të tjerë”.

Hetimi i ri vjen në mes të një periudhe tensioni të fortë politik, pas thirrjes së ish-ministrit të Mbrojtjes Mykhailo Fedorov për një kthim në zgjedhje pavarësisht luftës. Top Channel