Lajme Zone
Zbulohet një lokal i përshtatur për lojra fati në Durrës, arrestohet organizatori, procedohet pronari
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Zbulohet një lokal i përshtatur për lojra fati në Durrës, arrestohet organizatori, procedohet pronari

Një 35-vjeçar, organizator, është vënë në pranga këtë të enjte në lagjen nr. 14, në Durrës, pasi kishte marrë me qira, pa kontratë, një lokal për të zhvilluar në mënyrë të paligjshme lojërat e fatit.

Një 35-vjeçar, organizator, është vënë në pranga këtë të enjte në lagjen nr. 14, në Durrës, pasi kishte marrë me qira, pa kontratë, një lokal për të zhvilluar në mënyrë të paligjshme lojërat e fatit. Sipas raportimeve të Policisë, në pranga ka rënë F. T., 35 vjeç, ndërsa është proceduar penalisht pronari i lokalit, i cili ia kishte dhënë atë, pa kontratë, 35-vjeçarit. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, ushtruan kontrolle në lokale dhe ambiente të ndryshme që dyshohej se përdoreshin për organizimin e lojërave të fatit. Si rezultat i kontrolleve, u evidentua një rast i kësaj veprimtarie të paligjshme. Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi F. T., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi në një lokal në lagjen nr. 14 dyshohet se organizoheshin lojëra fati, nëpërmjet tavolinave të pokerit dhe aparateve celularë. Gjatë kontrollit të aparateve celularë dhe të lokalit, u konstatuan faqe të ngjashme me ato të basteve sportive dhe tavolina pokeri. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan tavolina pokeri, çipsa dhe 15 aparate celularë. Ndërkohë, u procedua penalisht shtetasi M. M., 24 vjeç, për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokalit për zhvillim të paligjshëm të lojërave të fatit””, thuhet në njoftimi e policisë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.