Lajme Zone
Dhunuan shefin e Krimit në Sarandë/ Gjykata vendos burg me afat për 6 të arrestuarit
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Dhunuan shefin e Krimit në Sarandë/ Gjykata vendos burg me afat për 6 të arrestuarit

Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” me afat 45 ditë për gjashtë personat e arrestuar, të dyshuar për përfshirjen në ngjarjen ku u godit Shefi i Krimeve të Komisariatit të Sarandës, Mateo Bakalli.

Vendimi është dhënë pasditen e djeshme nga gjyqtari Shkëlzen Licaj, pas një seance gjyqësore që zgjati disa orë.

Prokuroria kishte kërkuar vlerësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës “Arrest në burg” për Ardit Kasemin, Besnik Sulovarin, Elgent Ndojn, Faik Hoxhën, Indrit Çullhajn dhe Marjo Katirain. Pas shqyrtimit të provave të paraqitura nga organi i akuzës dhe dëgjimit të pretendimeve të mbrojtjes, gjykata vlerësoi të ligjshëm arrestimin në flagrancë të gjashtë të dyshuarve.

Ndaj tyre u caktua masa e sigurisë “Arrest në burg” me afat 45 ditë, periudhë gjatë së cilës pritet vijimi i hetimeve dhe mbledhja e provave të tjera në funksion të akuzës.

Të gjashtë personat vijojnë të jenë nën hetim për ngjarjen, ndërsa organi i akuzës pritet të vijojë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përgjegjësive të secilit prej tyre.

/abcnews.al/ Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Mateo Bakallisarande