Lajme Zone
Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në grup
EkonomiTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në grup

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela Mendes, ngjarje e ndodhur mëngjesin e djeshëm në Ksamil. Sipas hetimeve të policisë, konflikti dyshohet se nisi me përplasjen mes të riut dhe 29-vjeçarit David Heurtevent (shqiptar), banues në Vorë, i cili më pas e ka goditur me grushte.

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela Mendes, ngjarje e ndodhur mëngjesin e djeshëm në Ksamil. Sipas hetimeve të policisë, konflikti dyshohet se nisi me përplasjen mes të riut dhe 29-vjeçarit David Heurtevent (shqiptar), banues në Vorë, i cili më pas e ka goditur me grushte. Sipas dinamikës së zbardhur nga autoritetet, përplasja ka nisur në ambientet e lokalit “Principote”, ku Heurtevent dyshohet se është konfliktuar i pari me turistin portugez. Pas goditjeve të para, në përleshje janë përfshirë edhe disa pjesëtarë të stafit të lokalit, të cilët dyshohet se kanë goditur 20-vjeçarin.

Situata më pas ka agravuar, ndërsa sipas policisë, Sokrat Vata, 29 vjeç, dyshohet se ka ndërhyrë në konflikt dhe e ka goditur disa herë me thikë turistin portugez. Plagët e marra rezultuan fatale për 20-vjeçarin.

Për ngjarjen, policia ka arrestuar Sokrat Lipan alias Sokrat Vata, i dyshuar si autori i goditjeve me thikë, ndërsa David Heurtevent është shpallur në kërkim. Të dy dyshohen për veprën penale “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Në kuadër të hetimeve janë arrestuar edhe disa persona të tjerë, mes tyre punonjës të lokalit “Principote”, të dyshuar se janë përfshirë në përleshje ose nuk kanë njoftuar autoritetet pas ngjarjes. Hetimet vijojnë për të dokumentuar të gjitha rrethanat dhe rolin e secilit person në konfliktin që përfi me vdekjen e turistit portugez. Burime nga grupi hetimor i thanë Top Channel se shokët e viktimës kanë deklaruar se nuk e kanë parë momentin kur 20-vjeçari portugez është goditur me thikë. Ata kanë treguar se janë përballur me policinë në mëngjes dhe, në hyrje të beach barit, shumë pranë bregut të detit, kanë parë trupin e pajetë të shokut të tyre.

Sipas dëshmive të tyre, deri në atë moment nuk kishin dijeni se çfarë kishte ndodhur me 20-vjeçarin. 29-vjeçari nuk ka dhënë asnjë shpjegim dhe nuk ka thënë asnjë fjalë për konfliktin, goditjen me thikë apo momentet pas ngjarjes. Top Channel