Lajme Zone
Ylli Zalla nxjerr blof ministrin Lamallari: U vetëdorëzova, policia do të më vrasë!
EkonomiPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Ylli Zalla nxjerr blof ministrin Lamallari: U vetëdorëzova, policia do të më vrasë!

Dëshmia e Zallës sjell një version tjetër nga ai u ministrit Besfort Lamallari, i cili e prezantoi publikisht si operacionin. Ministri përgëzoi Policinë e Shtetit për arrestimin, ndërsa Zalla pretendon se është vetëdorëzuar dhe se i priste oficerët e policisë që të shkonin.

Ylli Zalla “Jam vetëdorëzuar, i prisja që të vinin. Isha aty afër. Policia e Shtetit, policia e Tiranës edhe e Krujës më kanë futur në hasmëri me gjithë zonën dhe duan të më vrasin”, ka deklaruar Zalla. Ylli Zalla, i arrestuar dy ditë më parë në Krujë, ka dhënë para gjykatës versionin e tij për momentin e ndalimit, ndërsa gjykata ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”.

Dëshmia e Zallës sjell një version tjetër nga ai u ministrit Besfort Lamallari, i cili e prezantoi publikisht si operacionin. Ministri përgëzoi Policinë e Shtetit për arrestimin, ndërsa Zalla pretendon se është vetëdorëzuar dhe se i priste oficerët e policisë që të shkonin.

“Jam vetëdorëzuar, i prisja që të vinin. Isha aty afër. Policia e Shtetit, policia e Tiranës edhe e Krujës më kanë futur në hasmëri me gjithë zonën dhe duan të më vrasin”, ka deklaruar Zalla.

Pretendimi se i priste efektivët dhe se u dorëzua pa rezistencë nxjerr blof mënyrën se si Lamallari e paraqiti arrestimin si sukses të operacionit policor.

Pavarësisht pretendimeve për mënyrën e arrestimit, çështja kryesore penale ndaj Zallës lidhet me arsenalin e armëve dhe municionin e gjetur në pronën e tij.

Mbrojtja kërkoi një masë sigurie më të butë. Avokati argumentoi se armët ishin të vjetra, se një pjesë e materialeve të sekuestruara nuk funksiononin dhe se nuk ka prova që Zalla t'i ketë përdorur ato në veprimtari kriminale.

Gjykata nuk i pranoi këto argumente dhe caktoi masën “arrest në burg”.

Ylli Zalla ishte shpallur në kërkim që prej nëntorit 2025. Arrestimi i tij në Krujë u krye me angazhimin e forcave RENEA dhe strukturave të tjera të Policisë së Shtetit. Versioni që ai dha para gjykatës, megjithatë, kundërshton narrativën se ndalimi erdhi pasi policia arriti ta kapte përmes një operacioni në të cilin ai po përpiqej t'i shmangej arrestimit.

Emri i 49-vjeçarit është përfshirë ndër vite në hetime që lidhen me armë, lëndë plasëse dhe drogë.

Tritol në banesën e tij një ditë para arrestimit

Arrestimi i Zallës vjen vetëm një ditë pasi, më 16 gusht, u raportua vendosja e tritolit në banesën e tij në Zallë të Fushë-Krujës.

Në momentin e shpërthimit, Zalla vazhdonte të ishte në kërkim. Autoritetet po hetojnë për identifikimin e autorëve, si dhe për zbardhjen e motivit të ngjarjes.

Në kërkim prej nëntorit 2025

Ylli Zalla ishte shpallur në kërkim që prej nëntorit të vitit 2025 dhe për disa muaj kishte arritur t'u shmangej forcave të policisë.

Në qershor 2026, Policia e Tiranës, Komisariati i Krujës dhe RENEA zhvilluan një operacion në fshatin Zallë për arrestimin e tij. Pasi konstatoi praninë e policisë, Zalla u largua drejt një zone të pyllëzuar dhe, duke përfituar nga errësira, arriti t'u shpëtonte forcave.

Gjatë kontrollit të banesës së tij, policia gjeti një pistoletë të mbushur, municion luftarak, një telefon celular dhe një pajisje për zbulimin e frekuencave. Në atë operacion u arrestua edhe një 55-vjeçar, i dyshuar se kishte njoftuar dhe ndihmuar Zallën të largohej.

Këtë herë, pas lokalizimit në një tjetër banesë pranë shtëpisë së tij, operacioni i RENEA-s përfi me arrestimin e 49-vjeçarit.

Emri i tij doli në hetimet për atentatin në Rinas

Zalla u rikthye në vëmendjen e autoriteteve në nëntor 2025, pas atentatit në Rinas, ku u vranë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani.

Gjatë kontrolleve në zonën e Fushë-Krujës, policia zbuloi një arsenal armësh dhe lëndësh plasëse në ambiente të lidhura me Zallën. Për këtë arsye, autoritetet e shpallën atë në kërkim.

Në fazën fillestare të hetimit u ngritën dyshime se 49-vjeçari mund të kishte ndihmuar autorët e atentatit. Hetuesit dyshuan gjithashtu se automjeti i përdorur nga autorët mund të kishte dalë nga ambientet e banesës së tij.

Ekspertiza e kryer më pas përjashtoi përdorimin e armëve të sekuestruara në atentatin e Rinasit.

Arsenali i zbuluar në nëntor 2025

Gjatë kontrolleve të para në ambientet e lidhura me Zallën, policia raportoi sekuestrimin e tre kallëpeve tritoli, 12 granatave të dorës, lëndëve plasëse të montuara me kapsolla detonatore, ndezësve, dy automatikëve dhe dy pushkëve.

Autoritetet sekuestruan gjithashtu rreth 6 mijë fishekë, pjesë armësh, krehra dhe afro dy kilogramë kanabis.

Një tjetër bazë me armë u zbulua në shkurt

Në shkurt 2026, policia zbuloi një tjetër arsenal pranë banesës së Zallës.

Sipas të dhënave të bëra publike nga policia, u sekuestruan 24 kallëpe tritoli, 11 granata dore, lëndë plasëse të montuara, 74 kapsolla detonatore, 19 mbështjellje sferike C4, 11 kallëpe dinamiti dhe 27 djegore.

Policia gjeti gjithashtu armë zjarri, dy silenciatorë, rreth 9 mijë fishekë, afro gjashtë kilogramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe uniforma policie.

Pas këtyre zbulimeve, kërkimet për Zallën vijuan, ndërsa policia e konsideronte atë person me rrezikshmëri të lartë. ylli zalla 1 Komente S Sinan 19 Gusht 2026, 15:00 Ky paska patur arsenal armesh, me shume se nje repart ushtarak! Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Nga ‘G Class’ te ‘AMG’, sekuestrohen 3 makina luksi në Tiranë me vlerë 450 mijë euro (Video) 19 Gusht 2026, 12:3512:35Kronike Ylli Zalla flet para togave të zeza: S'kam lidhje me atentatin e Rinasit, armët s'janë të miat 19 Gusht 2026, 11:3811:38Kronike Vrasje e portugezit te "Principote", dëshmojnë turistët: Nuk e pamë krimin 19 Gusht 2026, 11:2811:28Kronike Vrasja e portugezit në Ksamil, pezullohen 2 punonjës policie: Nuk ndërhynë për të parandaluar konfliktin 19 Gusht 2026, 10:5110:51Kronike U arrestua pasi doli në televizor dhe denoncoi policinë, Ylli Zalla del sot para gjykatës 19 Gusht 2026, 10:2010:20Kronike Në kërkim ndërkombëtar për drogë, kapet në Rinas 32-vjeçari; u prezantua me identitet tjetër 19 Gusht 2026, 10:1510:15Kronike