Lajme Zone
Zbulohet bomba 100 kilogramëshe e Luftës së Dytë Botërore në Berlin, evakuohen mbi 5 mijë banesa, policia ‘blindon’ zonën
SportTop Channel

Zbulohet bomba 100 kilogramëshe e Luftës së Dytë Botërore në Berlin, evakuohen mbi 5 mijë banesa, policia ‘blindon’ zonën

Autoritetet në Berlin kanë urdhëruar evakuimin e rreth 5,600 banesave, pasi një bombë 100 kilogramëshe e Luftës së Dytë Botërore u zbulua në fund të një kanali në qytet.

Autoritetet në Berlin kanë urdhëruar evakuimin e rreth 5,600 banesave, pasi një bombë 100 kilogramëshe e Luftës së Dytë Botërore u zbulua në fund të një kanali në qytet. Policia ka vendosur një perimetër sigurie me rreze prej rreth 500 metrash përreth vendit të ngjarjes. Brenda zonës së evakuimit ndodhen një azil për të moshuarit, një strehë për personat e pastrehë dhe një qendër kujdesi ditor. Për banorët e evakuuar janë vënë në dispozicion ambiente të posaçme për akomodim të përkohshëm.

Municioni i pashpërthyer u zbulua mëngjesin e sotëm në lagjen Neukölln, pranë zonës tregtare Zonenallee. Sipas policisë, bomba është nxjerrë nga uji dhe është vendosur përkohësisht në një platformë lundruese.

Ndërkohë, një vinç special po përgatitet për ta transportuar bombën në breg, ku ekspertët e asgjësimit të municioneve do të kryejnë procedurat për neutralizimin e saj.

Operacioni pritet të zgjasë disa orë, ndërsa autoritetet u kanë kërkuar banorëve të respektojnë masat e sigurisë dhe të qëndrojnë jashtë perimetrit të evakuimit. Top Channel