Lajme Zone
Live Champions League në Top Channel/ Fenerbahçe kalon Lyonin me VAR, kualifikohet AEK-u i shqiptarëve, një ndeshje shkon në shtesë
SportTop Channel

Live Champions League në Top Channel/ Fenerbahçe kalon Lyonin me VAR, kualifikohet AEK-u i shqiptarëve, një ndeshje shkon në shtesë

Sezoni 2026-27 i UEFA Champions League është kompletuar, me katër skuadrat e fundit që kanë prerë biletën për në kompticionin më të madh në Europë për klube dhe që do të transmetohet drejtpërsëdrejti në Top Channel.

Sezoni 2026-27 i UEFA Champions League është kompletuar, me katër skuadrat e fundit që kanë prerë biletën për në kompticionin më të madh në Europë për klube dhe që do të transmetohet drejtpërsëdrejti në Top Channel. Spektakli më i madh erdhi nga Franca, aty ku Lyon-Fenerbahçe prodhoi emocione të shumta, por në fund ishin turqit ata që festuan.

Takimi i transmetuar në Top Channel nisi me një gol të Muriqit në minutën e 24’ dhe katër minuta më vonë Brown dyfishoi shifrat. Vendasit u zgjuan në pjesën e dytë, me Fofana që ngushtoi diferencat me një supergol në minutën e 61’, ndërsa gjetën edhe dy herë të tjera me Opendën dhe Boudache, por golat u anuluan pas ndërhyrjes së VAR.

AEK-u i Strakoshës dhe Pilos mori gjithashtu një kualifikim të madh në Athinë, ku mposhti me rezultatin 4-0 Levski Sofian, ndërsa Dinamos së Zagrebit nuk i mjaftoi goli i Arbër Hoxhës, me kroatët që u përmbysën 3-1 nga Viking në Norvegji.

Sfida që mbajti pezull të gjithë ishte ajo mes Celjes dhe Slovan Bratislavës. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, edhe takimi i kthimit u mbyll në të njëjtin rezultat, duke i lënë shtesës të vendoste gjithçka.

Sfidat e fazës së ligës do të mësohen të enjten e 27 qershorit, në shortin e Monte Karlos, që do të transmetohet drejtpërsëdrejti në Top Channel.

REZULTATET:

Lyon 1-2 Fenerbahçe

Fofana 61′ / Muriqi 24′, Brown 28′

AEK Athinë 4-0 Levski Sofia

Jovic 7′, Varga 12′, 29′, Marin (P) 55′

Viking 3-1 Dinamo Zagreb

Celje 1-2 Slovan Bratislava