Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë e cilësoi zbulimin e një varri masiv në Kalludër të Zubin Potokut, ku dyshohet se prehen trupat e 23 intelektualëve të Mitrovicës të vrarë gjatë luftës në Kosovë, si një kujtesë se plagët e luftës mbeten ende të hapura. Përmes një reagimi në rrjetin social “X”, ministria theksoi se Shqipëria qëndron përkrah Kosovës në përpjekjet për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur, vendosjen e drejtësisë dhe ruajtjen e së vërtetës historike. “Zbulimi i një tjetër varri masiv në Kalludër të Kosovës është një kujtesë e dhimbshme se plagët e luftës në Kosovë mbeten ende të hapura. Çdo gjetje e tillë nuk është vetëm një hap drejt identifikimit të viktimave, por edhe një dëshmi që flet vetë. Eshtrat e zbuluara janë një kujtesë e fortë e krimeve të kryera dhe e nevojës që e vërteta dhe përgjegjësia të pranohen e drejtësia të vihet në vend. Për familjet që prej më shumë se dy dekadash presin të mësojnë fatin e të dashurve të tyre, çdo identifikim është një hap drejt dinjitetit, së vërtetës dhe drejtësisë. Shqipëria qëndron përkrah Kosovës në përpjekjet për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur, për vendosjen e drejtësisë dhe për ruajtjen e së vërtetës historike. Pa të vërtetën nuk mund të ketë pajtim të qëndrueshëm.” LEXO edhe...Pikat kufitare Shqipëri-Kosovë, mbi 1 mln lëvizje në korrik! Marrëveshja mes vendeve lehtëson fluksin Zbulimi i një tjetër varri masiv në Kalludër të Kosovës është një kujtesë e dhimbshme se plagët e luftës në Kosovë mbeten ende të hapura.Çdo gjetje e tillë nuk është vetëm një hap drejt identifikimit të viktimave, por edhe një dëshmi që flet vetë. Eshtrat e zbuluara janë një… — Albanian MEFA ?? (@AlbanianDiplo) July 31, 2026 Reagimi vjen pasi dy ditë më parë, në fshatin Kalludër të Zubin Potokut në Kosovë, u zbulua një varr masiv, ku dyshohet se prehen trupat e 23 intelektualëve të Mitrovicës, të vrarë gjatë luftës në Kosovë. U.D/ReportTv.al varr masiv Zubin Potok kosove Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion iu pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 61% 100 bashki (PD) 15.1% 61 bashki (si sot) 23.9% Vota total: 456 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion iu pëlqen më shumë?

