Lajme Zone
Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë (FOTOT)
KulturëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë (FOTOT)

Shoqata Speleologjike Shqiptare zhvilloi një ekspeditë eksploruese në shpellën "Sterra e Kujunxhiut", e cila ndodhet në zemër të Parkut Kombëtar Llogara.

Shoqata Speleologjike Shqiptare zhvilloi një ekspeditë eksploruese në shpellën "Sterra e Kujunxhiut", e cila ndodhet në zemër të Parkut Kombëtar Llogara. Eksplorimi evidentoi një zgavër me rreth 70 metra thellësi vertikale, ndërsa hyrja e saj ndodhet në një lartësi prej 750 metrash mbi nivelin e detit. LEXO edhe...Përfshihet nga flakët mali i Çipinit në Vlorë, zjarrfikësit në terren për izolimin e vatrës Në fund të shpellës u konstatua një grumbull i madh gurësh, i cili mund të ketë bllokuar vazhdimin natyror të saj, duke lënë të hapur mundësinë për eksplorime të mëtejshme në të ardhmen. Një tjetër element me interes të veçantë ishte prania e eshtrave të kafshëve të ndryshme, mes tyre dre, derr i egër, dhi, dhelpër, ujk dhe specie të tjera, të cilat mund të ofrojnë të dhëna të vlefshme për historinë natyrore dhe ekologjinë e zonës. Çdo eksplorim speleologjik zbulon një pjesë të panjohur të trashëgimisë sonë natyrore dhe nënvizon rëndësinë e studimit, dokumentimit dhe mbrojtjes së shpellave shqiptare. Share SI.E./ReportTv.al Vlore Parku Kombëtar i Llogarasë Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.3% Jo 29.3% Nuk e di 7.4% Vota total: 2821 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?