Lajme Zone
Një furgon përplas turmën e njerëzve gjatë paradës së krenarisë në Berlin, raportohet për disa të plagosur
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Një furgon përplas turmën e njerëzve gjatë paradës së krenarisë në Berlin, raportohet për disa të plagosur

Një automjet dyshohet se hyri në turmën e pjesëmarrësve gjatë manifestimit të paradës së krenarisë në Berlin, duke lënë disa të plagosur. Organizatorët ndërprenë menjëherë aktivitetin, ndërsa policia po heton rrethanat e ngjarjes.

Rreth orës 22:00, një automjet dyshohet se hyri në turmën e njerëzve në Berlin gjatë Christopher Street Day (CSD), manifestimit tradicional të krenarisë LGBTQI+, i cili çdo vit mbledh mijëra pjesëmarrës në kryeqytetin gjerman. Si pasojë e incidentit, disa persona mbetën të plagosur. Sipas mediave gjermane Bild dhe Der Spiegel, Policia e Berlinit ka konfirmuar një "operacion të madh" në zonën e Tiergarten, ku efektivët dhe ekipet e emergjencës po u japin ndihmë të plagosurve. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur pranë rrugës Lennestrasse. LEXO edhe...Vala e AfD-së mbërrin në Berlin: ekstremi i djathtë kryeson për herë të parë në sondazhe Deri më tani nuk është bërë i ditur numri i të plagosurve dhe as gjendja e tyre shëndetësore. Edhe dinamika e saktë e ngjarjes mbetet ende nën hetim nga autoritetet. Pak minuta pas incidentit, organizatorët e manifestimit njoftuan në rrjetet sociale ndërprerjen e aktivitetit dhe u bënë thirrje pjesëmarrësve të largohen nga zona në mënyrë të qetë. "Ju lutemi të largoheni nga zona me qetësi dhe në mënyrë të rregullt. Shmangni Kolonën e Fitores dhe zonën e Tiergarten. Largohuni në drejtim të Stacionit Qendror", shkruhet në mesazhin e publikuar nga organizatorët e Christopher Street Day në Instagram. Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e incidentit dhe për të përcaktuar dinamikën e saktë të ngjarjes. Share SI.E./E.H/ReportTv.al LGBTI Berlin gjermani Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.3% Jo 29.3% Nuk e di 7.4% Vota total: 2821 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?