Lajme Zone
Zbrazet protesta, pas gafës e sulmeve ndaj bizneseve, thirrje edhe për të bojkotuar koncertin e Kanye West
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Zbrazet protesta, pas gafës e sulmeve ndaj bizneseve, thirrje edhe për të bojkotuar koncertin e Kanye West

Pas gafës së sulmeve ndaj bizneseve, sonte në protestë bëhet thirrje edhe për të bojkotuar koncertin e Kanye West. Per të shtunën është thirrur gjithashtu dhe protesta e radhës mbarë kombëtare. Gjatë ditëve të fundit, nga protestuesit në bulevard, ka pasur reagime kundër financimit prej 4 milionë eurosh që qeveria ka bërë për zhvillimin e këtij aktiviteti, me argumentin se ato para mund të financo

Pas gafës së sulmeve ndaj bizneseve, sonte në protestë bëhet thirrje edhe për të bojkotuar koncertin e Kanye West. Per të shtunën është thirrur gjithashtu dhe protesta e radhës mbarë kombëtare. Gjatë ditëve të fundit, nga protestuesit në bulevard, ka pasur reagime kundër financimit prej 4 milionë eurosh që qeveria ka bërë për zhvillimin e këtij aktiviteti, me argumentin se ato para mund të financoheshin në shëndetësi e të tjerë sektorë jetik. Thirrjet nga organizatorët janë për bojkot të koncertit te West. Sic duket nga pamjet me dron, numri i protestuesve eshte i ulet gjithnje e me shume ne krahasim me dite e meparshme. LEXO edhe...Ylli Pata: Skenari shqiptar i Cancel Culture, kush fiton nga sulmi agresiv ndaj Turizmit? “Nuk shpërndan bukë për popullin për bileta falas. Ata menduan se ky popull do e hante këtë rrenë por rinia e mori në sipërfaqe dhe e denoncoi duke e bojkotuar këtë cirk. Shqiptarët janë këtu në shesh për të kërkuar të drejtat e tyre, për të kërkuar dorëheqjen e Ramës dhe nuk ka më cirk me bileta falas”, tha një prej organizatorëve. Nga bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’, protestuesit kanë vijuar me të njëjtat mesazhe e thirrje, për largimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama, si dhe për atë të opozitës. Lajmi në përditësim... Ora 21:32 Si çdo natë tjetër, protesta e 41 mbyllet me marshimin nëpër rrugët e Tiranës (PAMJE ME DRON) Protestuesit po vijojnë marshimin nëpër Tiranë në ditën e 41 pas përfundimit të fjalimeve të mbajtura poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama. Itinerari që do të ndjekin këtë mbrëmje është, Bashkia e Tiranës – zona e ‘9 Katësheve’,- rruga e Kavajës – Myslym Shyri e në fund përsëri te kryeministria. Share Ora 21:07 Koncerti i Kanye West, Protestuesja: Ministria e Arsimit po ndan bileta falas për nxënësit e 9-vjeçares! Këngët e reperit kanë përmbajtje seksuale Një protestuese tha sot në tubimin e zhvilluara para godinës së Kryeministrisë se qeveria shqiptare mori 4 milionë euro nga fondi i emergjencës, për koncertin e këngëtarit amerikan Kanye West, i cili sipas saj është një artist që po e bojkoton gjithë bota.Protestuesja tha gjithashtu se Ministria e Arsimit po shpërndan bileta falas për nxënësit e shkollave 9-vjeçare, për të marrë pjesë në koncert.Por sipas protestueses, koncerti i West nuk është për fëmijët e 9-vjeçares, pasi ka mesazhe eksplicite dhe seksuale.“Diplomën do ta vendos në kornizë. Duke qenë se Ministria e Arsimit është kaq e zellshme për nxënësit e 9-vjeçares, çohen mesazhe në grup për t’u dhënë bileta falas për koncertin e Kenye West. A e di Ministria e Arsimit se çfarë këngësh këndon Kenye West? Ato kanë mesazhe eksplicite, mesazhe seksuale. Nuk janë mesazhe për fëmijë që ju i jepni bileta. Në vend që t’u jepni libra, në vend që t’i çoni nëpër olimpiada, në vend që t’i financoni talentet, ju i shpërbleni me bileta për një koncert eksplicit. Ato s’na pyesin fare për 4 milionë eurot për Kenye West. I mori paratë nga fondi i emergjencës për një artist që po e bojkoton gjithë bota”, tha mes të tjerash një protestuese. Share Ora 20:58 Koncerti i Kanye West në Tiranë, protestuesi nga tubimi para Kryeministrisë: Është cirk! Vetëm dorëheqja e Ramës i hap rrugë kërkesave tona Një prej protestuesve tha sot gjatë tubimit para Kryeministrisë se koncerti i këngëtarit me famë botërore, Kanye West, që do të mbahet nesër në Tiranë, është një cirk i përgatitur nga Qeveria.Ai shtoi më tej se vetëm dorëheqja e kryeministrit Edi Rama do i hapte rrugë plotësimit të kërkesave të protestuesve.“Meqë pritet që nesër në anën tjetër të qytetit të ketë një cirk, u kujtojmë këtyre këngën më të bukur, ‘Rama jepe dorëheqjen’. Nuk ka këngë që e mbush zemrën e rinisë shqiptare më shumë se kjo thirrje. Këta menduan se duke na torturuar ne, duke na i vështirësuar jetën, do na e zhduknin identitetin dhe do na e vrisnin shpirtin. Por harruan se shpirtin e këtij populli e përfaqëson Gjenerata Z. E përfaqëson rinia shqiptare që është ngritur në këmbë për ta bërë shqipërinë një vend me prosperitet. Dorëheqja e Ramës i hap rrugë gjithë kërkesave tona”, tha një protestues. Share Ora 20:51 Nesër thirrje për protestë mbarë kombëtare, protestuesi: Qeveria nuk shpërndan bukë për popullin, por bileta falas për Kanye West! Rinia e ka bojkotuar Ditën e nesërme është thirrur një tjetër protestë mbarë kombëtare. Në të njëjtën ditë në Tiranë do të zhvillohet dhe koncerti i Kanye Ëest. Nga sheshi, një protestues bëri thirrje për bojkot ndërsa tha se qeveria, nuk i shërben popullin, por paguan e shpërndan bileta falas për koncertin.“Nuk shpërndan bukë për popullin për bileta falas. Ata menduan se ky popull do e hante këtë rrenë por rinia e mori në sipërfaqe dhe e denoncoi duke e bojkotuar këtë cirk. Shqiptarët janë këtu në shesh për të kërkuar të drejtat e tyre, për të kërkuar dorëheqjen e Ramës dhe nuk ka më cirk me bileta falas”, tha protestuesi. Share Ora 20:33 Qytetari nga protesta: Po bëhen 2 revolucione, ju këtu me pushkë, diaspora pas jush me penë Një protestues i ardhur nga diaspora, tha se shqiptarët që jetojnë jashtë shtetit, ndodhen përkrah protestuesve. Ai tha se njëkohësisht po zhvillohen dy revolucione, një me pushkë e një me penë. Të fundit janë shqiptarët e diasporës që mbështesin tubimin nga larg.“Aq veta sa jeni këtu, as grupe në diasporë ka që punojnë përkrah jush me letra me ankimime, me kallëzime. Është mesazh mbështetës. Gjithmonë ka pasur 2 revolucione njëkohësisht, një me pushkë e një me penë. Ju jeni këtu me pushkë, diaspora është pas jush me penë. I bëj thirrje të gjithë akademikëve të ndajnë mendimet e tyre dhe t’i bashkohen këtij revolucioni”, tha protestuesi. Share Ora 20:26 Protestuesi nga diaspora: Populli po i heq në kurriz të gjitha, po paguajmë haraçet e politikanëve tanë! S’keni as moral e as dinjitet Një protestues i ardhur nga diaspora, tha se populli shqiptar po paguan të gjitha veprimet e opozitës dhe qeverisë.“Populli i heq mbi kurriz të gjitha. Si mbetet gjë tjetër veçse të qëndrojë në mes e të paguajë haraçet e politikanëve tanë. Njësoj vuan dhe kur quhet diktaturë e kur quhet demokraci. që të arrijnë synimin e tyre, ata kërkojnë të fitojnë pushtetin dhe bëjnë çdo gjë. Populli nuk harron. Do të vijë dita juaj. Një sahat e më parë koha do t’ju nxjerrë të shpërlarë në pazar. S’mundët të kishit as dinjitet e as moral për popullin shqiptar”, tha protestuesi. Share K.B/E.H/ReportTv.al protestat kunder qeverise edi rama sali berisha Komento Komente Sondazhi i ditës: Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë? Po 61.4% Jo 33.9% Disi 4.6% Vota total: 3537 Sondazhi i ditës: Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë?