Amnistia hap dyert e burgut edhe për 10 të dënuar në Durrës. Dhjetë të dënuar përfitojnë lirinë nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Durrës, në kuadër të zbatimit të ligjit për amnistinë penale.
Lirimi i tyre ka nisur këtë mëngjes, pasi ata plotësonin kriteret e përcaktuara në ligj. Pas kësaj ata ribashkohen me familjarët e tyre, për të nisur një kapitull të ri.
Nga përfitimi përjashtohen personat e dënuar për vepra të rënda penale dhe subjektet e procedimeve të SPAK. Top Channel

