Policia greke ka zbardhur një vrasje të ndodhur në lagjen Galaci të Athinës, në 24 korrik të këtij viti. Sipas policisë, autor është 48-vjeçari shqiptar Ilian Kola, ndërsa mësohet se ai kishte njohje me viktimën dhe herë pas here e vizitonte atë në banesë, ku kryente ndonjë punë ose shërbim për të marrë në këmbim shuma të vogla parash. LEXO edhe...AUDIO-REGJISTRIMI/ ‘S’kam obligim të merrem me ty’- Si refuzonte polici në Kosovë të merrte në mbrojtje Arlinda Zekajn: Unë vritem dhe...! U qëllua për vdekje me sëpatë nga ish-kunati Korrespondenti i Top Channel Artur Bibe bën me dije se dyshohet se shkaku i vrasjes është grabitja, pasi autori kishte gjendje të mirë ekonomike dhe në banesën e tij pas ngjarjes mungonin para dhe sende me vlerë. I gjetur pa rrugëdalje pasi në banesë u gjetën shenjat e tij të gishtave dhe material biologjik, autori u tha policëve se nuk mbante mend se çfarë kishte ndodhur pasi ishte nën efektin e lëndëve narkotike në momentin e ngjarjes. Burime policore i thanë Top Channel se autori i dyshuar Ilian Kola, është ndaluar mbi 20 herë në polici që nga viti 2019 e deri tani pasi është autor i dhjetëra vjedhjeve dhe krimeve që kanë të bëjnë me sigurimin e parave për blerje narkotikësh. Ai u dërgua në gjykatë e cila vendosi ta lërë në burg pa afat deri në gjykimin e çështjes./TopChannel -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë P.J/ReportTv.al athine ilian kola vrasje vjedhje arrestim greqi Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50.3% Jo 39.8% Nuk e di 9.9% Vota total: 384 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?

