Është zbuluar lista me dhjetë kandidatët për çmimin prestigjioz të “Topit të Artë 2026”.
Mes emrave më të spikatur të futbollit botëror që garojnë për këtë trofe të lakmuar spikat prania e yjeve të mëdhenj.
Ousmane Dembele dhe Kylian Mbappe përfaqësojnë grupin e futbollistëve francezë në këtë listë.
Sfidës i shtohen gjithashtu golashënuesit e fuqishëm Erling Haaland dhe Harry Kane, të cilët kanë dominuar me statistikat e tyre.
Në listë janë dhe emra si Lamine Yamal, Khvicha Kvaratskhelia, Michael Olise dhe Fabian Ruiz. Pjesë e kësaj liste mbetet edhe legjenda Lionel Messi, pavarësisht zërave për mungesën e tij në ceremoni.
Mesfushori Rodri kompleton dhjetëshen pas paraqitjeve të tij të jashtëzakonshme me Spanjën në Botëror. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

