Lajme Zone
Ndryshim i papritur, shtyhet ceremonia e “Topit të Artë”
SportCNA

Ndryshim i papritur, shtyhet ceremonia e “Topit të Artë”

Ceremonia e ndarjes së çmimit të Topit të Artë 2026 në Londër ka nisur me probleme. Një rrebesh i fuqishëm shiu ka përfshirë kryeqytetin britanik, duke shkaktuar një trafik të rënduar dhe kaos në rrugë. Për shkak të bllokimit të lëvizjes, shumë prej të ftuarve nuk kanë mundur të mbërrijnë në orar në sallën e mbrëmjes gala. Ngjarja prestigjioze, e cila zhvillohet për herë të parë në Londër, ishte p

Ceremonia e ndarjes së çmimit të Topit të Artë 2026 në Londër ka nisur me probleme.

Një rrebesh i fuqishëm shiu ka përfshirë kryeqytetin britanik, duke shkaktuar një trafik të rënduar dhe kaos në rrugë.

Për shkak të bllokimit të lëvizjes, shumë prej të ftuarve nuk kanë mundur të mbërrijnë në orar në sallën e mbrëmjes gala.

Ngjarja prestigjioze, e cila zhvillohet për herë të parë në Londër, ishte programuar të niste zyrtarisht në orën 21:00. Vetëm pak minuta para nisjes së planifikuar, organizatorët morën vendimin për të shtyrë startin e ngjarjes.

Ceremonia u shty me 30 minuta për t'i dhënë kohë të gjithë protagonistëve të mbërrinin në Teatrin "Palladium". Ky veprim u mor për të garantuar praninë e plotë të yjeve të ftuar në këtë edicion të veçantë. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.