Lajme Zone
Zbardhet dëshmia e 52-vjeçarit pas atentatit të dështuar në Elbasan: Doja hakmarrje për vëllain
Të tjeraPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Zbardhet dëshmia e 52-vjeçarit pas atentatit të dështuar në Elbasan: Doja hakmarrje për vëllain

Zbardhet dëshmia e Poli Boriçit, 52-vjeçarit të arrestuar për atentatin e dështuar dje në Elbasan ndaj 50-vjeçarit Ermir Kërtezi. Para hetuesve, Boriçi mësohet të ketë deklaruar se sulmin e ndërmori për t’u hakmarrë për vëllain e tij, të cilin sipas tij Kërtezi e kishte plagosur rreth 15 vite më parë, duke i shkaktuar pasoja të rënda shëndetësore. Megjithatë, kjo dëshmi është vetëm një prej pistav

Zbardhet dëshmia e Poli Boriçit, 52-vjeçarit të arrestuar për atentatin e dështuar dje në Elbasan ndaj 50-vjeçarit Ermir Kërtezi. Para hetuesve, Boriçi mësohet të ketë deklaruar se sulmin e ndërmori për t’u hakmarrë për vëllain e tij, të cilin sipas tij Kërtezi e kishte plagosur rreth 15 vite më parë, duke i shkaktuar pasoja të rënda shëndetësore.

Megjithatë, kjo dëshmi është vetëm një prej pistave që po verifikohen nga grupi hetimor. Përballë saj qëndron deklarimi i vetë Ermir Kërtezit, i cili ka mohuar ekzistencën e një konflikti të vazhdueshëm mes tyre.

50-vjeçari ka deklaruar se marrëdhëniet mes dy familjeve ishin normalizuar prej vitesh dhe se ata jetonin pranë njëri-tjetrit pa pasur probleme apo përplasje gjatë periudhës së fundit.

Pikërisht për këtë arsye, hetuesit po përpiqen të verifikojnë nëse konflikti i pretenduar nga Boriçi ka qenë realisht motivi i atentatit apo nëse pas ngjarjes fshihet një tjetër shkak.

Policia ndërhyri menjëherë pas sulmit dhe bëri të mundur arrestimin e 52-vjeçarit, ndërsa Kërtezi arriti t’i shpëtojë atentatit pasi arma e tipit pistoletë u bllokua.

Prokuroria po verifikon gjithashtu deklarimet e të dyja palëve për të përcaktuar motivin dhe përgjegjësitë penale. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm