Lajme Zone
Zbardhen dy vjedhje në Korçë, arrestohet 18-vjeçari dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori
EkonomiBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Zbardhen dy vjedhje në Korçë, arrestohet 18-vjeçari dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori

Policia e Korçës ka zbardhur dy raste vjedhjeje të ndodhura në qytet dhe ka arrestuar një prej autorëve të dyshuar, ndërsa bashkëpunëtori i tij është shpallur në kërkim.

Policia e Korçës ka zbardhur dy raste vjedhjeje të ndodhura në qytet dhe ka arrestuar një prej autorëve të dyshuar, ndërsa bashkëpunëtori i tij është shpallur në kërkim. Në kuadër të operacionit të zhvilluar nga Komisariati i Policisë Korçë, është arrestuar 18-vjeçari me inicialet A.H., ndërsa është shpallur në kërkim bashkëmoshatari i tij, E.Ll. Sipas hetimeve, dy të rinjtë dyshohet se kanë vjedhur një market në lagjen nr. 16 të Korçës, rreth një muaj më parë. Ata dyshohet gjithashtu se kanë kryer një tjetër vjedhje në një bar-kafe në lagjen nr. 9 të qytetit, disa javë më parë. Nga dy bizneset, autorët dyshohet se kanë marrë shuma parash dhe mallra. Pas këqyrjes dhe ekspertimit të pamjeve të kamerave të sigurisë, si dhe kryerjes së veprimeve të tjera hetimore, policia ka bërë të mundur dokumentimin e dy rasteve të vjedhjes. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa vijon puna për kapjen e 18-vjeçarit të shpallur në kërkim. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb