Zjarri që përfshirë një pikë karburanti në zonën e Brrylit në Tiranë nuk është shkaktuar nga shpërthimi i depozitave të karburantit. Ky është vlerësimi paraprak i grupit të inspektimit të Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI), i cili ka kryer verifikimet në vendngjarje.
Sipas ISHTI-t, nga vlerësimi paraprak në stacionin e shitjes me pakicë të karburanteve “Skënderi G” sh.p.k., rezulton se nuk ka pasur shpërthim të rezervuarëve të karburanteve.
Dyshimet paraprake janë se zjarri ka nisur nga një automjet që ndodhej në territorin e stacionit të karburanteve dhe më pas është shoqëruar nga një shpërthim. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohet për viktima. Ndërkohë, sipas burimeve nga Spitali i Traumës, të plagosur kanë mbetur Vlerim Hakballa, 22 vjeç, Rozart Abazi, 30 vjeç, si dhe Aurel Xhanaj, punonjës i biznesit.
Të plagosurit po u nënshtrohen ekzaminimeve mjekësore në Spitalin e Traumës. Sipas informacioneve paraprake, ata kanë marrë lëndime të lehta.
Autoritetet vijojnë verifikimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e saktë të incidentit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet karburantizjarr

