Lajme Zone
Zbardhen detaje nga shpërthimi në Kamëz, çfarë deklaruan babë e bir para hetuesve. Pista që po heton policia
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Zbardhen detaje nga shpërthimi në Kamëz, çfarë deklaruan babë e bir para hetuesve. Pista që po heton policia

Zbardhen detaje nga shpërthimi me lëndë plasëse në banesën e Xhelal Kurtit në Bathore të Kamzës. 55-vjeçari dhe djali i tij nuk rezultojnë persona problematikë apo me precedentë penalë, ndërsa në dëshmitë e tyre kanë deklaruar se nuk kanë dijeni se kush mund të jenë autorët e ngjarjes.

Zbardhen detaje nga shpërthimi me lëndë plasëse në banesën e Xhelal Kurtit në Bathore të Kamzës. 55-vjeçari dhe djali i tij nuk rezultojnë persona problematikë apo me precedentë penalë, ndërsa në dëshmitë e tyre kanë deklaruar se nuk kanë dijeni se kush mund të jenë autorët e ngjarjes. Sipas burimeve, djali i 55-vjeçarit merret me biznesin e montimit të kamerave të sigurisë. Ky aktivitet po verifikohet nga grupi hetimor për të përcaktuar nëse ka pasur ndonjë konflikt të mëparshëm që mund të lidhet me shpërthimin. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:05 të mëngjesit të kësaj të premteje, më 9 tetor, në lagjen nr. 1 të Bathores. Një sasi e dyshuar lënde plasëse ishte vendosur në murin rrethues të banesës së Xhelal Kurtit dhe më pas shpërtheu. Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale. Përveç murit rrethues të banesës, u dëmtua edhe një automjet në pronësi të djalit të 55-vjeçarit, i cili ishte i parkuar pranë hyrjes së shtëpisë. Nuk raportohet për persona të lënduar. Pas ngjarjes, grupi hetimor ka nisur punën për të sqaruar rrethanat, për të përcaktuar motivet e mundshme dhe për të identifikuar autorin ose autorët e dyshuar. Në kuadër të hetimeve po verifikohen edhe të dhënat për aktivitetin e djalit të Kurtit, për të parë nëse ka pasur konflikte të mëparshme. Deri më tani, motivi i shpërthimit mbetet i paqartë, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: kamez shperthim