Detaje të reja tronditëse kanë dalë në dritë lidhur me dy trupat e pajetë të gjetur mëngjesin e kësaj të diele në hyrje të një pallati në Nea Smyrni. Departamenti i Vrasjeve ka zbardhur dinamikën e ngjarjes, duke konfirmuar se bëhet fjalë për një krim pasioni që përfi me vetëvrasjen e autorit. Zgjidhja e enigmës erdhi pas këqyrjes së pamjeve filmike nga kamerat e sigurisë së ndërtesës, të cilat regjistruan të gjithë incidentin e përgjakshëm. Analiza e filmimeve tregoi se autori i kishte ngritur pritë 45-vjeçares shqiptare. Sapo ajo ka mbërritur në hyrje të pallatit, burri e ka sulmuar duke e qëlluar për vdekje me armë zjarri dhe menjëherë më pas ka kthyer të njëjtën armë nga vetja, duke i dhënë fund jetës. Në vendngjarje u dëgjuan gjithsej dy të shtëna, ndërsa policia gjeti edhe armën e krimit pranë trupave. Ndonëse identifikimi zyrtar po përmbyllet, autoritetet bëjnë me dije se bëhet fjalë për dy shtetas me origjinë shqiptare të moshës midis 35 dhe 45 vjeç, të cilët nuk ishin të martuar. Viktima 45-vjeçare nuk jetonte në atë ndërtesë, por kishte shkuar për të vizituar vajzën e saj që banon aty. Oficerët e hetimit të vrasjeve po vlerësojnë provat materialet, analizat balistike dhe gjetjet mjeko-ligjore për të sqaruar plotësisht historinë e marrëdhënies mes tyre dhe motivet e kësaj tragjedie. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Ngjarje e rëndë në Greqi / Gjenden të ekzekutuar me armë zjarri burri dhe gruaja nga Shqipëria, trupat u gjetën në…

