Lajme Zone
Zbardhen detaje nga aksidenti pranë TEG-ut, humb jetën shoferi i betonierës; një tjetër i plagosur rëndë
Të tjeraPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Zbardhen detaje nga aksidenti pranë TEG-ut, humb jetën shoferi i betonierës; një tjetër i plagosur rëndë

Burime bëjnë me dije se nga ngjarja ka humbur jetën shoferi i betonieres, i cili nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marra pas rrëzimit të mjetit nga mbikalimi. Ndërkohë, një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Pamje nga aksidenti Mjeti i tonazhit të rëndë ra nga mbikalimi mbi autostradën Tiranë-Elbasan, ndërsa policia po heton shkaqet e ngjarjes Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë i ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në autostradën Tiranë-Elbasan, pranë rrethrrotullimit të TEG-ut.

Burime bëjnë me dije se nga ngjarja ka humbur jetën shoferi i betonieres, i cili nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marra pas rrëzimit të mjetit nga mbikalimi. Ndërkohë, një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas informacioneve paraprake, betonierja ka dalë nga rruga teksa lëvizte në pjesën e sipërme të mbikalimit dhe ka rënë mbi autostradën poshtë. Gjatë rrëzimit është përfshirë edhe një automjet tjetër tip Audi, i cili ka pësuar dëmtime të shumta dhe ka mbetur i plagosur shoferi i tij. Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë shërbimet e policisë, zjarrfikësit dhe ekipet e urgjencës, të cilat ndërhynë për nxjerrjen e personave të përfshirë dhe normalizimin e situatës. Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Elbasan, betonierja bie nga mbikalimi (Foto)

22 Korrik, 16:38 Për shkak të aksidentit, qarkullimi i automjeteve në autostradën Tiranë-Elbasan u bllokua përkohësisht, ndërsa policia devijoi lëvizjen e mjeteve deri në largimin e betonieres dhe kryerjen e veprimeve hetimore. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërsa paraprakisht nuk përjashtohet mundësia që ngjarja të ketë ardhur si pasojë e humbjes së kontrollit mbi mjetin.

Ky është aksidenti i dytë i rëndë që regjistrohet në këtë mbikalim në pak vite. Rreth tre vjet më parë, në të njëjtin segment, një automjet tip "Audi" ra nga mbikalimi, duke shkaktuar vdekjen e tre të rinjve: Erisilda Abedini, Sikela Përroi dhe 20-vjeçarit Klevis Ruçaj.aksident polici screenshot 1 screenshot 2 screenshot 3 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Elbasan, betonierja bie nga mbikalimi (Foto) 22 Korrik 2026, 16:3316:33Kronike Dërgimi i dosjes në Gjykatë, SPAK zbardh akuzat për rastin “Metamorfoza”; fati i Ervis Martinajt ende mister 22 Korrik 2026, 16:2016:20Kronike U kapën në flagrancë duke mbjellë kanabis në Krujë, në pranga 2 persona 22 Korrik 2026, 13:5513:55Kronike Vrasja e ish-anëtarit të bandës së Aldo Bares, dëshmon në GJKKO babai i viktimës: Laert Haxhiu hante bukë në shtëpinë time 22 Korrik 2026, 13:3013:30Kronike Shkon në dy numri i viktimave nga moti i keq, gjendet i pajetë në det një peshkatar në Sarandë 22 Korrik 2026, 13:1313:13Kronike Punësimi i Muçi Shaljanit në shkelje të ligjit, Gjykata dënon dy ish-zyrtarët e AMP-së 22 Korrik 2026, 12:5812:58Kronike