Pamje nga aksidenti Mjeti i tonazhit të rëndë ra nga mbikalimi mbi autostradën Tiranë-Elbasan, ndërsa policia po heton shkaqet e ngjarjes Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë i ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në autostradën Tiranë-Elbasan, pranë rrethrrotullimit të TEG-ut.
Burime bëjnë me dije se nga ngjarja ka humbur jetën shoferi i betonieres, i cili nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marra pas rrëzimit të mjetit nga mbikalimi. Ndërkohë, një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Sipas informacioneve paraprake, betonierja është përplasur fillimisht me një automjet tip "Audi", teksa të dyja mjetet janë futur në rrethrrotullim. Pas përplasjes betonierja ka rënë nga rrethi. Për pasojë drejtuesi i Audit ka mbetur i plagosur. Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë shërbimet e policisë, zjarrfikësit dhe ekipet e urgjencës, të cilat ndërhynë për nxjerrjen e personave të përfshirë dhe normalizimin e situatës. Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Elbasan, betonierja bie nga mbikalimi (Foto)
22 Korrik, 16:38 Për shkak të aksidentit, qarkullimi i automjeteve në autostradën Tiranë-Elbasan u bllokua përkohësisht, ndërsa policia devijoi lëvizjen e mjeteve deri në largimin e betonieres dhe kryerjen e veprimeve hetimore. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërsa paraprakisht nuk përjashtohet mundësia që ngjarja të ketë ardhur si pasojë e humbjes së kontrollit mbi mjetin.
Ky është aksidenti i dytë i rëndë që regjistrohet në këtë mbikalim në pak vite. Rreth tre vjet më parë, në të njëjtin segment, një automjet tip "Audi" ra nga mbikalimi, duke shkaktuar vdekjen e tre të rinjve: Erisilda Abedini, Sikela Përroi dhe 20-vjeçarit Klevis Ruçaj.aksident polici screenshot 1 screenshot 2 screenshot 3 2 Komente K KARDIAK? 22 Korrik 2026, 17:28 Arrest kardiak, humbje kontrolli? Përgjigjjuni v vk 22 Korrik 2026, 17:33 "Ky është aksidenti i dytë i rëndë që regjistrohet në këtë mbikalim në pak vite" Ja sa te behet i 10-i (larg qofte) pastaj do marrim masa. Made in Albanistan Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Elbasan, betonierja bie nga mbikalimi (Foto) 22 Korrik 2026, 16:3316:33Kronike Dërgimi i dosjes në Gjykatë, SPAK zbardh akuzat për rastin “Metamorfoza”; fati i Ervis Martinajt ende mister 22 Korrik 2026, 16:2016:20Kronike U kapën në flagrancë duke mbjellë kanabis në Krujë, në pranga 2 persona 22 Korrik 2026, 13:5513:55Kronike Vrasja e ish-anëtarit të bandës së Aldo Bares, dëshmon në GJKKO babai i viktimës: Laert Haxhiu hante bukë në shtëpinë time 22 Korrik 2026, 13:3013:30Kronike Shkon në dy numri i viktimave nga moti i keq, gjendet i pajetë në det një peshkatar në Sarandë 22 Korrik 2026, 13:1313:13Kronike Punësimi i Muçi Shaljanit në shkelje të ligjit, Gjykata dënon dy ish-zyrtarët e AMP-së 22 Korrik 2026, 12:5812:58Kronike

