“Zall Gjoçaj është kthyer në shkretëtirë. Po ngordhin dhe po zhduken bletët dhe gjallesat”, deklaroi një pensionist gjatë protestës, duke ngritur shqetësimin për pasojat që, sipas tij, po shkaktohen në zonë. Ai u shpreh se banorët kanë fituar në të tria shkallët e gjyqësorit, por më pas, sipas tij, me një vendim të Këshillit të Ministrave lumi është hequr nga zona e mbrojtur dhe çështja është rikthyer në rrugën administrative. Pensionisti foli edhe për vështirësitë ekonomike me të cilat përballen të moshuarit, duke treguar situatën e tij personale. “Si pensionist kam punuar katër vite dhe pensioni im është 16 mijë lekë. 9 mijë lekë i paguaj për ilaçet”, u shpreh ai. Në vijim, ai iu drejtua pensionistëve, duke i ftuar t’i bashkohen protestave.
“Iu bëj thirrje pensionistëve të vijnë dhe të protestojnë për mundin dhe djersën e gjithë jetës”, tha ai.
Pensionisti përshëndeti gjithashtu të rinjtë që po protestojnë dhe diasporën shqiptare për mbështetjen e saj.
“Të vijnë dhe të ndihmojnë rininë që ka bërë një protestë madhështore. Përshëndes gjithë diasporën për mbështetjen që po i jep çdo ditë rinisë”, deklaroi ai.
Në fund, ai bëri thirrje për mbrojtjen e vendit: “Mbroni Shqipërinë”. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
