I armatosur me një kallashnikov në krahë dhe duke patrulluar zonën ku jeton, kështu shfaqet i shumëkërkuari Ylli Zalla, gjatë periudhës që ka qenë nën monitorim nga Hetuesit e Policisë së Tiranës përmes një droni të teknologjisë së lartë, të identifikuar si “Bayraktar”. Në një video të siguruar nga Report TV, Zalla shfaqet i veshur me një bluzë jeshile dhe një palë pantallona të zeza, duke lëvizur në një nga rrugët e fshatit. Efektivët e policisë së kryeqytetit survejuan lëvizjet e Ylli Zallës deri në prangosjen e tij me ndihmën e forcave RENEA në 17 gusht, vetëm pak metra larg shtëpisë në Zallë të Fushë-Krujës. LEXO EDHE:Sa prona ishin aktive në korrik për Air Bnb? Vlora mbetet 'mbretëresha' e qirave afatshkurtra Zalla ishte shpallur në kërkim prej nëntorit 2025 si i dyshuar se kishte lidhje me atentatin e Rinasit të nëntorit 2025 ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani pas zbulimit të arsenalit të armëve në banesën e tij, por ekspertiza e kryer më vonë rezultoi se nuk kishte lidhje me ngjarjen. Më 20 shkurt të këtij viti, Zallës iu gjet një tjetër arsenal armësh me të cilat dyshohet se furnizonte grupet kriminale. Edhe në një operacion në mars, në oborrin e banesës së tij u gjet një sasi municioni luftarak dhe 14 fitila zjarrpërcjellës. Më 23 qershor, kur pati një tjetër tentativë për arrestimin e tij, iu gjetën pistoletë, fishekë, një celular dhe një detektor frekuencash. 12 vjet më parë Zalla është arrestuar për po të njëjtën vepër penale, prodhim të bombave artizanale, dhe i përfshirë edhe në prodhim dhe shitje droge. Në atë kohë dyshohej për lidhje me grupin ISIS për rekrutime të shqiptarëve për xhihad. Share SI.E./Shqiptarja.com TAG: ylli zalla fushe kruje Durres Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 1.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
24 Gusht, 21:21
Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.8% Keq 34.2% Nuk e di 13% Vota total: 2228 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?
