Lajme Zone
Ylli Pata: Revolucioni ilegal i Tetorit
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Ylli Pata: Revolucioni ilegal i Tetorit

Revolucioni shqiptar i Tetorit, ka bolshevikët e tij, të cilët mbeten ilegalë, njësoj si Partia Komuniste Shqiptare gjatë luftës, që megjithatë shkruante trakte dhe kishte një gazetë të sajën “Zëri i Popullit” që e shtypte nëpër shaptilografe nga shtëpitë e “thjeshta të Tiranës”.

Sali Berisha doli sot sërish me një thirrje për demokratët që të marrin pjesë në mitingun e të shtunës. i cili sipas tij është goditja finale ndaj Edi Ramës. Pikërisht të shtunën është edhe data ekzakte e Revolucionit te Tetorit në Rusi në vitin 1917, kur bolshevikët e Vladimir Iliçit thyen portat e Pallatit të Dimrit në Shën Petërsburg dhe ekzekutuan të gjithë familjen mbretërore të Romanovëve. Pas sulmit nga kryqëzori Aurora drejt Pallatit të Dimrit, u inagurua revolucioni që ndryshoi jo vetëm Rusinë, por edhe mbarë botën. Flamuri trengjyrësh u zëvendësua me flamurin e kuq drapër e çekan i cili u pa në protestat e Parisit së bashku me Kifijen e famshme palestineze. LEXO edhe...Protestat e dhunshme në Shqipëri, Asambleja Parlamentare e OSBE dënon sulmet ndaj medias: Palët të përmbahen, dhuna s’ka vend në demokraci Kjo “rastësi” e Revolucionit Shqiptar të Tetorit erdhi me bujë nga Sali Berisha ku amnistoi Antifa-n, pasi kishte urdhëruar një sulm artilerik një ditë më parë nga “kryqëzori” i tij mediatik familjar mbi ambasadorin amerikan në Tiranë. Megjithatë coming out-I i Berishës, a thua se është Vladimir Iliçi i ardhur nga Zvicra me tren special i eskortuar nga shërbimi sekret gjerman, nuk e ka bërë efektin suprizë. Pasi doktori ka qenë një mbështetës i vjetër dhe organizator i çdo revolucioni në Shqipëri këto 37 vjet. Ai në të vërtetë nuk është Vladimir Iliçi, madje as idhulli i tij i vjetër Leon Trocky, por një menshevik, të cilit anëtarët e fraksionit, bolshevikët realë i hodhën në Lanë. Marrja e autorësisë nga Berisha është më shumë një hall sesa një ngjarje reale. Revolucioni shqiptar i Tetorit, ka bolshevikët e tij, të cilët mbeten ilegalë, njësoj si Partia Komuniste Shqiptare gjatë luftës, që megjithatë shkruante trakte dhe kishte një gazetë të sajën “Zëri i Popullit” që e shtypte nëpër shaptilografe nga shtëpitë e “thjeshta të Tiranës”. Shtypi i bolshevikëve të Revolucionit Shqiptar të Tetorit, që normalisht nuk shtypet më ngaqë është digjital, i ka qendrat në kthinat sekrete të shërbimeve inteligjente jashtë Shqipërisë. Dy faktorët realë të këtij revolucioni, të cilët i kanë dhënë sinjalet e tyre mbeten të fshehur. Njëri që ka lidhje me të majtën ekstreme të ANTIFA-s dhe tjetri me islamin politik, që gjithashtu i ka treguar shenjat e veta. Kjo fshehje është e kotë, pasi të gjithë i shohin sinjalet dhe duart e tyre që hedhin gurët dhe kordinuan operacionin që dogji Tiranën. Këta organizatorë do të duhet të dalin hapur e të shpallin përballë publikut idetë dhe synimet e tyre. Të heqin maskat e të tregojnë fytyrat, emrat, CV-të, e të hyjnë në politikë. Fshehja pas minorenëve nuk i bën revolucionarë, por së paku ilegalë, e së shhumti terroristë. Revolucioni i vërtetë i tetorit pati emra që edhe ndryshuan historinë e botës; Lenini, Stalini e Trocky./ TemA Xh.K/ReportTv.al ylli pata protestat kunder qeverise sali berisha Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.8% Jo 78% Disi 3.2% Vota total: 10203 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?