Raportimet se rritja e rrogave të gjyqtarëve dhe prokurorëve janë bllokuar nga Thesari, kanë pasur deri tani një reagim politik. Ku Partia Demokratike ka sulmuar qeverinë se po prek pavarësinë e gjyqësorit, qëndrim në një farë mënyre normal për logjikën e luftës politike. Por nëse realisht qeveria e ka kryer aktin e bllokimit të rrogave në thesar, atëherë kemi të bëjmë me një zhvillim politik real, e jo thjesht zhurmë ditore apo për panele. LEXO edhe...Ndërtimet pa leje/ Qeveria miraton ndryshimet në ligj, një pjesë e objekteve të konfiskuara do të përdoren për strehim social Një zhvillim, që më shumë se politikë është provë apo stërvitje të një shteti funksional. E ku sipas gjasave, çështja mund të shkojë edhe në Gjykatën Kushtetuese, që do të thotë se debati merr formë më të lartë e konfrontimi është normal. Një shtet me institucione të ndara, të cilat ne s’i kemi pasur asnjëherë, e si rezultat nuk kemi mjaftueshëm ustallarë të mësuar në këtë zanat, praktika është më mirë se Teoria për tu stërvitur në një përplasje që s’është dramatike, por s’i punë mundje krahu. Praktikisht, drejtësia shqiptare, e infektuar nga trashëgimia e një sistemi gangrenë 37 vjeçar e ka si sëmundje që ta quajë veten të plotfuqishme. Por ndërsa dikur, varësia direkte dhe klientelizmi me sektorët e politikës që ishin kthyer në zinxhir korrupsioni ishte e njohur, sot e bëjnë edhe kur janë të pavarur fare. Ç’’punë ka një Këshilli qeverisjes së gjyqtarëve apo prokurorat të merret me pagat? Kush ligj ua lejon të merret me një akt që Kushtetuta ja jep Parlamentit për ta vendosur në ligj dhe qeverisë për ta menaxhuar. Ja fut kot qeveria? KLGJ e KLP mund të shkojnë në gjykatë për të zgjidhur konfliktin, por jo llogaritur indeksin e rritjes së pagave dhe orëve jashtë orarit. Atë e bën vetëm një organ administrativ që merret me buxhetin si ministria e Financave. Kjo sëmundje e drejtësisë shqiptare nuk është e sotme, por një gangrenë që është instaluar që prej precedentit kur drejtësia e lidhur me politikën mori misionin të bënte “dirty work” të krerëve të politikës, pushtetit, të pasurve, bosëve të krimit etj etj. Gjykata si institucion, përveç cështjeve penale, mori përsipër të ndajë çështjet e pronave, praktikë që shkaktoi një gangrenë të madhe sociale në vend. Si rregull gjykata vendos për konfliktet mes palëve, duke dhënë një vendim të drejtë, por jo të riformatojë apo rishkruajë një vendim administrative siç është ndarja e pronës, që sipas Kushtetutës apo ligjeve i takojnë organeve të tjera. Kjo sëmundje në fakt u transpaltua si precedent jo vetëm në praktike por edhe në ligj siç është debate i sotëm për shpërdorimin e detyrës apo pabarazinë në tendera që si fushë janë më shumë në aspektin administrative sesa çështje penale. E cila përcakton ka apo ska korrupsion, ekziston dhënia apo marrja e rrushfetit, e nga ana tjetër më shumë rëndohet një subjekt që ka paguar zyrtarin sesa zyrtarin etj etj. Në stadin e sotëm, debati që ka mbizotëruar është se kemi një situatë republikash të pavarura brenda shtetit, ku se cili ndërhyn në kompetencat e të tjerëve. Duke ju referuar trupave të drejtësisë nga prokuroria te gjykatët e më pas Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Përplasja për pagat, në fakt është një çështje e qartë politike, e cila nuk zgjidhet me gjë tjetër veçse me një ligj më preçiz se kush janë kompetencat e institucioneve. Ligj që nëse i hyhet çështjeve të përplasjeve dhe ndërhyrjeve të kompetencave, duhet të bëhet i plotë për të gjithë gamën e precedentëve që janë kthyer në gangrenë. Ku siç thuhet në postulatin e famshëm; Jepini Çezarit atë që është e Çezarit dhe Zotit çfarë është e Zotit. R.Xh/ReportTv.al ylli pata qeveria pagat e drejtesise magjistratet gjyqtarët prokurorët Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 29% Drejtësia 67.5% Nuk e di 3.5% Vota total: 4335 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?
