Lajme Zone
“SHBA e ka goditur rëndë Iranin”, presidenti Trump: Jemi gati për sulme të tjera në çdo moment
PolitikëTop Channel

“SHBA e ka goditur rëndë Iranin”, presidenti Trump: Jemi gati për sulme të tjera në çdo moment

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë kryer gjatë natës një sulm të fuqishëm ndaj Iranit dhe se janë të gatshme të ndërmarrin goditje të tjera në çdo moment që do ta konsiderojnë të nevojshme.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë kryer gjatë natës një sulm të fuqishëm ndaj Iranit dhe se janë të gatshme të ndërmarrin goditje të tjera në çdo moment që do ta konsiderojnë të nevojshme. Duke folur për mediat në Zyrën Ovale, Trump tha se forcat amerikane kanë goditur objektivat iraniane dhe kanë shkatërruar infrastrukturën e re të ndërtuar përgjatë ngushticës së Hormuzit.

“Ne i goditëm rëndë mbrëmë. Shkatërruam të gjithë infrastrukturën e re që ata kishin tentuar të ndërtonin përgjatë ngushticës së Hormuzit”, deklaroi Trump.

Presidenti amerikan e cilësoi sulmin si “shumë të rëndë” dhe paralajmëroi se SHBA mund të ndërmarrë një tjetër sulm në çdo moment.

“Sulmi i mbrëmshëm ishte shumë i rëndë dhe ne jemi gati të ndërmarrim një tjetër në çdo moment që ta konsiderojmë të nevojshme”, u shpreh Trump. Top Channel